Ndërtimet e paligjshme, policia arreston 7 persona në flagrancë

3 Gusht 2015, 15:20Kronika TEMA

Gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin , Strukturat e Policisë së Shtetit kanë intensifikuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme” , konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme , prerjen e paligjshme të pyejeve , si dhe  organizimin e lotarive të palejuara.

fushën e ndërtimeve të paligjshme , gjatë javës së kaluar nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 60  raste të ndërtimeve pa leje.

Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 60 autorë nga të cilët,  7 autorë janë arrestuar në flagrancë, 46 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe  7 autorë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin janë evidentuar 9 raste me 10 autorë, nga këta , 2 autorë janë arrestuar në flagrancë,  ndërsa 8 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara , Policia e Shtetit  gjatë javës së kaluar , ka evidentuar 10 raste me 11 autorë, të cilët janë proceduar penalisht në   gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10  makineri të lojrave të fatit  e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim.

Edhe në javët në vazhdim , Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë së pa ligjshme  .

1 komente në “Ndërtimet e paligjshme, policia arreston 7 persona në flagrancë”

  1. tekniku says:

    O Rama, o KAR, po nëse do që njerëzit të jetojnë me leje, jepu leje, se në një krah shpall moratoriume, e në krah tjetër i fut në burg. (hallexhinjtë, se ky tipi i milleniumit nuk është si të tjerët). Po ti paske qenë totalisht debil a derëbardhë, po kush të paska njohur!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje