Gjendet atleti shqiptar Andi Gusmari, i zhdukur që prej tre ditësh. Lajmin e njofton policia amerikane në veri të Kalifornisë.
Gusmari kishte mbërritur mëngjesin e sotëm në stacionin policor në Hayward, pranë San Franciscos.
Nuk dihet ende se si 41-vjecari kishte shkuar në Hayward, qytet që është më shumë se 500 kilometra larg Los Angeles.
Atleti shqiptar me aftësi të kufizuara nuk flet mirë anglisht. Ai ishte pjesë e skuadrës së bowling në Lojërat Olimpike Speciale që u mbajtën në Los Angeles nga data 25 korrik deri më 2 gusht