Një automjet Volkswagen i drejtuar nga një emigrant shqiptar që jeton në Greqi është përfshirë në një aksident në rrugën Levan-Vlorë.
Automjeti me targë greke është kthyer përmbys në rrugë duke lënë 6 pjesëtarët e familjes të plagosur.
Në automjetin e drejtuar nga kryefamiljari 48-vjeçar ndodheshin bashkëshortja e tij tre vajzat 23, 18 dhe 10 vjeç dhe djalin 8-vjeçar.
Sipas policisë, shkaku i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia si dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit.
Automjeti fillimisht është përplasur më trafikndarësen dhe më pas është përmbysur duke u shkatërruar totalisht.
Pesë anëtarët e familjes janë shoqëruar për në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhen në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Urgjenca riparon.