Skënderbeu bën historinë. Siguron grupet e Europa Leagues

5 Gusht 2015, 23:14Sport TEMA

Skënderbeu ka fituar edhe ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Ligës së Kampionëve ndaj Milsamit, duke bërë historinë, pasi në sezonin e ardhshëm, përpos kampionatit shqiptar, korçarët do të luajnë edhe në njërin prej kompeticioneve europiane.

Kampionët e Shqipërisë fillimisht do të luajnë dy ndeshjet e “play-off”-it dhe në rast se kalojnë edhe këtë fazë, atëherë janë në grupet e Championsit, në të kundërtën do të luajnë në grupet e Europa League.

Skënderbeu fitoi me rezultat 2-0 falë golave të Salihit dhe Prognit, nga një për secilin pjesë. Skuadra shqiptare dominoi ndeshjen, duke shfrytëzuar epërsinë numerike në fushë, pasi miqtë mbetën me dhjetë lojtarë që në minutën 14, pasi Androniç shkaktoi një ndërhyrje të ashpër ndaj Eskardinjës, që detyroi gjyqtarin t’i tregonte të kuqin.

Korçarët e nisën vrullshëm ndeshjen, duke rrezikuar me Salihin që për pak sa nuk shënoi me kokë. Megjithatë, goli nuk vonoi shumë, pasi sulmuesi i Kombëtares u gjend më së miri pas një aksioni që nisi nga e majta për korçarët, duke çuar topin në rrjetë në të 16-n.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, një gabim i Vangjelit bëri që Belaku i Milsamit të dalë i vetëm përballë Shehit, i cili bën një pritje spektakolare për të ruajtur epërsinë minimale.

Pjesa e dytë nis me një gjysmë rasti të korçarëve, por në minutën e 55 Skënderbeu siguron fitoren. Vangjeli jep një pasim perfekt nga krahu i djathtë për Prognin që del i vetëm përballë portierit dhe godet fort me të djathtën duke e dërguar topin në rrjetë.

Salihi do të rrezikonte edhe një herë në vazhdim të ndeshjes, por shtylla i mohoi golin e dytë personal dhe të tretin për Skënderbeun.

18 komente në “Skënderbeu bën historinë. Siguron grupet e Europa Leagues”

  1. Hope says:

    Bravo skenderbeu .jemi te gjithe te lumtur qe nje ekip shqiptar do jete ne kompeticionet europiane

  2. loni says:

    I lumte Skenderbeut, me Pune arrihet gjithcka !

  3. emigranti says:

    MOS HARRONI JANE EKIPE TE VOGLA KETO QE KA LUAJTUR DERI TANI,TANI I TUTJE JANE EKIPET E VESHTIRE…

  4. Don says:

    Salihi per momentin golashenuesi me i mire per Champions League me 5 gola! (Sipas klasifikimit ne faqen e http://www.uefa.com pas ndeshjeve te sotme).

  5. Antropologu says:

    Nga Dinamo Zagreb, Bazel, Celtic, Bate dhe Apoel me te cilat Skenderbeu mund te ndeshet, vetem me keto dy te fundit mund te tentoje kualifikimin per ne fazen e grupeve Champions. Gjithsesi edhe deri ketu eshte nje arritje e madhe per nje skuader shqiptare ne Europe

    1. Pelasgian says:

      Me te gjitha ka mundesi te fitoje …vec Bazeli eshte gati gati top team.

  6. Hason Spata says:

    Histori suksesi…shpresoj qe nje pjese e te ardhurave monetare te siguruara nga uefa te investohen ne terrene sportive etj, per te ardhmen e klubit dhe jo vetem.Ne kete menyre ky sukses vertet nuk do harrohet lehte.

  7. orakulli says:

    Forca “Skenderbe”,se s’jane gje edhe te tjeret!

  8. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Faleminderit skanderbeksave ?

  9. "BALASHI" says:

    Ja pra ndershmeria e djersa te bien veç fames edhe parat. Para 3-4 vjetesh ishte nje skandal i vertete. Ekipet tona, per shkak te koeficentit te ulet ne treg, merrnin pjese ne turet paraeleminatore, humbnin brenda e jashte dhe me gola te fiksuar, shenonin 5 gola e pesonim 28 dhe u vinin therrime nga UEFA per pjesmarrje. Kukesi e tregoi i pari shembullin e mire kur kaloi 3 ture. Tani, me pune e djerse “Skenderbeu” ka arketuar 6.1 milione euro dhe deri ne fund te kompeticionit, duke patur te sigurta edhe 8 ndeshje, do kete rreth 15 milione euro qe eshte nje mrekulli per nje ekip shqiptar. Suksese “Skenderbeut”.

  10. , says:

    Shqiptar me lojtare te huaj??!!

  11. Vizioner says:

    Bravo Skenderbeu!

    Me ne fund, nje ekip shqiptar, arriti ne fazen e Gruppeve.
    Me e bukura do te ishte Champions Liga!

    Urime Skenderbeu!

  12. arjani says:

    Kjo pergenjeshtroi thenien e te ndjerit Pandi gjiza i cili theshte: fiqte e futbollistet nuk behen ne Korce.Bravo Skendebeu.

  13. arjani says:

    Kjo pergenjeshtroi thenien e te ndjerit Pandi gjiza i cili theshte: fiqte e futbollistet nuk behen ne Korce.Bravo Skendebeu.

  14. berati12 says:

    Sipas meje duke se kam par gjath kualifikimet me los dinamon e Zagabria, apoelin personalista them se me e l’età ne fush esth dinamo Zagabria, pastaj vien bate, apolei celtic edhe me e corta baseli

  15. Uji i ftohte says:

    Ju lumte!

  16. Ilir says:

    Bravo Skenderbeu. Ja cdo te thote kur presidenti eshte i ndershem, ben nje ekip te shkelqyer dhe krijon nje fryme fitoreje. Presidentet e ekipeve te tjera shisnin ndeshjet para se te luheshin, kurse ky ekip tregoj qe eshte shume ndryshe. BRAVO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje