Klosi i dorëzon Shkëlzen Gashit çmimin si sporti me më tepër influencë në Diasporë

3 Gusht 2015, 15:23Sport TEMA

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të talenteve shqiptare të Diasporës.

Ai ka qenë i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në Germi-Prishtinë, në kuadër të Ditës së Diasporës, ku i ka dorëzuar sulmuesit të kombëtares shqiptare të futbollit, Shkëlzen Gashi, çmimin si sportisti me më tepër influencë në Diasporë dhe si një përçues i shquar i vlerave të shqiptarisë në botë.

Gashi është një nga futbollistët më të mirë të Bazelit në Zvicër dhe për të dytin vit radhazi është shpallur si golashënuesi më i mirë i kampionatit zviceran.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministri Klosi morri pjesë edhe në forumin për krijimin e rrjetit të rinisë shqiptare të Diasporës, ku vlerësoi si një domosdoshmëri mbështetjen e të rinjve shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë jashtë, pasi ata janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë në Botë.

5 komente në “Klosi i dorëzon Shkëlzen Gashit çmimin si sporti me më tepër influencë në Diasporë”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Osht nxitu Klosi
    Po m’duket
    Kqyreni si i ka
    Baluket.

    Gjithsesi e Don
    Shqipëria
    A din kush gjatë
    Ku asht Shab Memia? ? ?
    ☆☆☆

  2. Dardanet says:

    Bravo Shkelzen,je krenaria e Dardanise dhe e mbare shqiptarise.

  3. zoro. vlonjati says:

    ore klosi leri pordhet mafioz. punoni per shqiperin qe e keni bere burdhelo. c mendim ke per kosovaret qe shkateruan kuksin dhe futbollin shqiptare qe sapo ka mar nje lulzim te vogel. sta arqidhja su e

    1. tani durres says:

      o zorrqen Vlore.
      kush ja dha lulzimin futbollit tone.

  4. Skrapari says:

    Suksese krenar me ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje