Një atlet shqiptar paraolimpik, me aftësi të kufizuara është shpallur i zhdukur në Los Anxhelos të Kalifornisë, që prej ditës së shtunë.
Andi Gusmari 44 vjeç, gjendej në Kampusin Universitar të Universitetit të Kalifornisë së Jugut, ku po zhvillohej edhe Botërori i Lojravve Olimpike për njerëzit me aftësi të kufizuara.
Në njoftimin e policisë së Los Anxhelosit jepen edhe përshkrimet për gjithë ata që mund të kenë dijeni për atletin shqiptar, ku ndër të tjera thuhet se është parë për herë të fundit rreth prës 20:30 me orën lokale të së shtunës në ambientet e Universitetit të Kalifornisë Jugore dhe mbante veshur një bluzë të kuqe, pantallona dhe këpucë të zeza.
Gusmari po merrte pjesë në një event në Kaliforni dhe mëgjithëse nën shoqërinë e trajnerëvë dhe delegacionit shqiptar ka humbur gjurmët ditën e shtunë.
Megjithë kontrollet e ushtruara nga policia në kampusin dhe zonën përreth nuk është mundur të gjendet ende asnjë gjurmë e atletit 44 vjeçar raporton Ora News
Ndërkohë policia e Los Anxhelosit ka vënë në dispozicon edhe numra e kontakti për ata që kanë dijeni.
do jete zhduk vete per te kerkuar azil me vone..
mos ka aplikuar per azil
Do e kene rrembyer amerikanet qe ta bejne qytetar amerikan dhe ne lojrat e ardheshme te jete kampion per amerikanet.Ose ose ndonje ufo e ka mare vesht qe eshte shqipetar dhe do te bej studime rreth trurit shqipetar si kombi me i zgjuar i botes.megjithate urojme ta gjejne sa me pare.Kontrolloni njeher tek njerezit e tij se nuk do te kthehet ne vendin me te lumtur ne bote qe ka turizem elitar,qe te huajt po dynden te hane lakror,vendi i dyte pas Gjermanise ,por qe shqipetaret duan tja kalojne edhe Gjermanise prandaj po lene vendin e dyte dhe kerkojne azil politik ne vendin e pare Gjermani(dojc=albanez).
Ka zbuluar parajsën.