Gjermani- Surpriza e parë, Bayern humbet me penallti. Wolfsburgu fiton superkupën

2 Gusht 2015, 11:29Sport TEMA
Gjermani- Surpriza e parë, Bayern humbet me penallti. Wolfsburgu fiton

Skuadra e Pep Guardiolas, e ka nisur edicionin e ri 2015/16 me barazim dhe deshtim në Superkupën e Gjermanisë.

Wolfsburgu në finale të Superkupës mposhti skuadrën e Bayernit vetëm pas penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi baras 1:1.

Arjen Robben kaloi Bayernin në epërsi në minutën e 49’të, por vetëm një minuta para fundit të pjesës së parë, Wolfsburg e barazoi rezultatin në 1:1, me golin e shënuar nga sulmuesi danez Bentdner.

Gjatë penalltive, Wolfsburg u tregua skuadër më e suksesshme dhe në fund fitoi me rezultat 5:4, ndërsa Bentdner po ashtu ishte vendimtar edhe në penallti, pasi shënoi golin e fundit dhe të fitores. Te Bayerni Alonso ishte i vetmi që e humbi penalltinë, ndërsa Neuer nuk arriti të ndalonte asnjë nga 5 gjuajtjet.

 

3 komente në “Gjermani- Surpriza e parë, Bayern humbet me penallti. Wolfsburgu fiton superkupën”

  1. gjembaci. says:

    e kam theksuar se guardiola eshte peshe e “puples ” dhe nuk eshte i zoti qe ta vozit makinen e rende gjermane qe quhet bayern .
    duhet te largohet sa me pare dhe t’ia leje vendin ndonje “babeloku ” gjerman .
    madheshtia e bayernit qendron tek qetesia ekstreme dhe shpirti ngadhenjimtar edhe kur atehere besoni se ka vdekur !
    guardiola ,ky lepur fengu !

  2. GMT says:

    Bayerni ka humbur identitetin e tij,është depersonalizuar.Pasojat e inkuadrumit të një shpirti latin në konceptin filozofik të lojës që nuk i përshtatet një mentaliteti gjerman,do t’i vuajnë akoma edhe pas largimit të Guardiolas.

    1. O njerez a do zgjoheni noi here nga gjumi,si shani Guardiolen njeriun qe i dha botes skuadren me te mire te gjithe koherave.une jam simpatizant i Barces dhe Spanjes dhe te them te drejten s me erdhi mire kur ai shkoj ke Bajerni,dhe shpresoj te jete e vertete qe ai do iki vitin tjeter tju shoh te vuani dhe te terhiqeni zvarre,sot futbolli luhet per skedinat kush ka sy ne balle dhe mend ne koke e kupton,vec tifozat e GJermanise nuk ndryshojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje