Incidentet dhe dhuna/Ngrin ëndrra europiane e Kukësit

31 Korrik 2015, 10:06Sport TEMA
Incidentet dhe dhuna/Ngrin ëndrra europiane e Kukësit

Ëndrra e Kukësit kthehet në një mankth europian. Për faj të personave të papërgjegjshëm, nënkampionët e vendit ndoshta duhet të përballen me sanksionet e UEFA-s pasi ndeshja e Europa League kundër Legias së Varshavës u ndërpre përfundimisht në minutën e 52-të për shkak të një sendi të fortë  të hedhur në fushën e lojës nga tifozët në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”.

Asistenti i kryesorit Stephan Klossner raportoi për një send të fortë të hedhur që goditi një prej lojtarëve polakë, çka bëri që ndeshja të ndërpritej në momentin më të bukur kur të dyja skuadrat gjetën nga një gol brenda pak sekondave, por ajo që duhej të ishte një festë futbolli u transformua sa hap e mbyll sytë në një moment negativ që do të mbahet mend gjatë dhe do të rëndojë shumë për shpatullat e futbollit shqiptar.

Gjestet e huliganizmit të frymëzuara nga tifozët polakë u kopjuan nga shqiptarët që tentuan të sulmonin nga shkallët lojtarët miq. Goli i dytë i Legias bëri që stadiumi të ndizej edhe më shumë pas shkëndijave të dhëna në pushimin e pjesë së parë ku polakët tentuan të çanin kordonin duke krijuar trazira.

Një send i fortë i lëshuar nga shkallët preku një prej lojtarëve të skuadrës mike. Fillimisht trajneri Henning Berg tërhoqi skuadrën nga fusha e lojës dhe më pas gjyqtari Stephan Klossner vendosi ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes duke thirrur në dhomat e zhveshjes dy kapitenët e skuadrave. Pas një bisede të gjatë mes gjyqtarit zvicerian dhe lojtarëve që përfaqësonin klubet, shefin e sigurisë së Kukësit dhe drejtuesin e stadiumit Eduart Prodani, shefi i sigurise se UEFA-s vendosi që ndeshja të ndërpritej përfundimisht, duke i dhënë fund teorikisht ëndrrës së skuadrës verilindore.

Takimi u pezullua kur rezultati ishte në shifrat 1-2 për Legian e Varshavës pasi Nemanja Nikolic shënoi në pjesën e parë, Moreira barazoi në fillimin e së dytës, ndërsa Rzezniczak replikoi pak sekonda më vonë.

Troisi: Na provokuan polakët

Trajneri i Kukësit, Troisi shprehu keqardhje për ngjarjet e ndodhura në stadiumin “Qemal Stafa”, ku u ndërpre një ndeshje futbolli për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushën e lojës. Sipas teknikut Brazilian, Troisi ishin polakët ata që provokuan indicidentet.

“Unë kam parë tifozë polakë që kanë ardhur duke provokuar tifozët tanë. Unë nuk kam ardhur këtu për të kryqëzuar tifozët, pasi për mua ata që kanë hedhur gurin nuk janë tifozë të Kukësit. Tani do presim vendimin e Uefa-s, por më vjen keq që kjo ndeshje futbolli nuk vazhdoi sepse ne po luanim mirë”.

Kukësi tashmë do të presë vendimet e komisioneve disiplinore të Uefa-s, me zyrtarët e klubit që do të kenë një javë të ngarkuar për të mbledhur të gjitha pamjet filmike, qoftë profesionale, apo amatore por dhe fotografitë që mund të ndihmojnë në zbutjen e dënimit.

Hallaci: Ndërprerja, vendim i gabuar

Shefi i klubit të Kukësit, Jonuz Hallaçi shprehu keqardhjen për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e ndërprerë të Europa League mes Kukësit dhe Legias së Varshavës. Në një prononcim të dhënë për mikrofonin e SuperSport, ai fillimisht kërkoi ndjesë për shfaqjen e shëmtuar të “Qemal Stafës”.

“Fjala e parë në këtë mes është t’ju kërkoj ndjesë gjithë tifozëve të Kukësit dhe të gjithë shqiptarëve. Nje grup tifozesh i prishi bukurinë kesaj feste. Ata duhet t’i kerkojnë ndjesë presidentit Gjici që është përpjekur të ngrejë emrin e Kukësit në Europë”.

Përfaqësuesi zyrtar i klubit kuksian më tej kundërshtoi vendimin për të ndërprerë ndeshjen, duke ia adresuar fajin pjesërisht tifozëve të Legias por edhe forcave të rendit.

“E konsideroj ekstrem vendimin për të ndërprerë ndeshjen. Tifozët polakë kishin ardhur për të minuar këtë ndeshje dhe ia arritën. Forcat e policisë lejuan që të hyjnë tifozë me shishe. Ata që hodhën mjete nuk ishin tifozë të Kukësit, policia i njeh se kush janë por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim”.

Mediat polake: Lojtarët e Legias si në ferr

Ndërprerja e ndeshjes në stadiumin “Qemal Stafa” është komentuar edhe nga mediat polake, të cilat e kanë konsideruar skandaloze ngjarjen.

“Skandal në Tiranë! Ndeshja ndërpritet pas sulmit me gurë ndaj Duda-s”, ky është titulli i portalit polak “Sportowefakty.pl”.

Ndërsa brenda në shkrim thuhet se Duda u godit me gurë nga tifozët e Kukësit dhe më pas ka dalë nga fusha e lojës me barelë për shkak të goditjes.

Po ashtu edhe “Sport.se.pl”, shkruan se ndeshja është ndërprerë nga sjellja skandaloze e tifozëve të skuadrës shqiptare.

Për ta tashmë është e sigurt fitorja në tavolinë e Legias 0-3, madje shtojnë se Kukësi me shumë mundësi do të përjashtohet dhe nuk do ta luajë as ndeshjen e kthimit në Poloni.

Në këtë portal i është kushtuar rëndësi edhe banderolave në stadium. “Loja është fundi i jetës suaj. Unë nuk jam sllav, unë jam shqiptar”, është njëri nga mbishkrimet në banderola, të cituara në këtë media.

“Sport.se.pl” shkon edhe më tej, kur shkruan se lojtarët e Legias janë ndjerë si në ferr në “Qemal Stafa” nga atmosfera e krijuar nga tifozët vendas.

Edhe nga mediat ndërkombëtare sportive, si “ESPN” thuhet se lojtari polak është goditur nga tifozët e Kukësit me gurë.

Ndërprerja e ndeshjes në “Qemal Stafa” është pasqyruar edhe nga “The Guardian”, por në ndryshim nga mediat polake, gazeta britanike nuk e cilëson se nga cilët tifozë ishte goditur.

Ndërsa më tej shkruan se lojtari polak, Duda, është fashuar dhe ka qenë i gatshëm për t’u futur sërish në fushën e lojës.

“The Guardian” përmend në shkrim edhe precedentë të mëparshëm të tifozëve të Legias, ku thotë se edhe në sezonin e kaluar të Champions League, ka pasur tensione në ndeshjen që polakët zhvilluan ndaj Celtic.

FUTBOLL KUKESI LEGIA – Ndeshja e futbollit, Kukesi-Legia e Varshaves e Polonise, e vlefshme per turin e trete paraeleminator te kupes UEFA Europa League, e cila eshte nderprere pasi nje prej lojtareve te Legias eshte goditur gjate lojes ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane. /r/n/r/nFUTBOLL KUKESI LEGIA – Ndeshja e futbollit, Kukesi-Legia e Varshaves e Polonise, e vlefshme per turin e trete paraeleminator te kupes UEFA Europa League, e cila eshte nderprere pasi nje prej lojtareve te Legias eshte goditur gjate lojes ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane.

7 komente në “Incidentet dhe dhuna/Ngrin ëndrra europiane e Kukësit”

  1. nji uj selite te lutem says:

    TE shporren kafshet,ujku e ka vendin ne pyll jo ne stadium, legenat hallall tre piket ekipit çek dhe kuksin ta denojn nja 5 vjet mos mari pjes neper kupa,shkojn rrugaçet vetem per rremuj kujtojn se po shkojn ne vend sherri jo ne nje vend qe behet sport.

  2. Elton says:

    Para kuksi. Ne djall te vene polaket dhe UEFA.
    Asnjeher ska Bere vaki te pezullohet ndeshja nga nje gur
    ropt platinise dhe uefas

  3. Flamur_Vlore says:

    KUR NA QELLUAN NE ME GURE MBAS KRAHEVE NE NDESHJEN KUKSI FLAMURTARI 0-1 FINALE E KUPES VITIN E E SHKUAR U HARRUA DHE U BE SIKUR NUK NDODHI GJE NDERKOH QE MIQT TANE KISHIN DEMTIME DHE TE GJITH U TMERRUAN NGA GURJET QE VININ MBAS SHPIME NE FUND TE NDESHJES KUR NE PRISNIM TE NGRINIM KUPEN SI FITIMTAR NDERSA KUKSIANET KISHIN DALE ME PERPARA NESH NGA STADIUMI SI HUMBES DHE GODISNIN NGA MBAS TRIBUNES SE PAMBULUAR TE QEMAL STAFE KU PO LUHEN NDESHJA—-ARMANDO DUKA NGA SHIJAKU NUK I KA PROBLEM I QUAN PAMBUK GURJET QE FLUTUROJNE NE KAMPIONATIN TONE DHE KESHTU NURMALE QE DHE TIFOZET E QUAJNE TE HAJRIT TE ZGJDHIN PROBLEMET ME GUR—-IKKK ARMANDO DUKE SE KE PER TA SHIT DHE KUALIFIKIMIN E SHQIPERISE NE EUROPIAN SE TI SJE PRESIDENT QE I DUHET FEDERATES TONE TI JE MAFJOZ ME GJITH CA TE RRETHON JENI SHUM TE INKRIMINUAR!

  4. Kol Tivari says:

    Protestoj, na provokuan serbët (ose ndoshta dhe grekët)…???!!! Kërkoj që menjëherë Duka (jonë i Madh), të shkojë të ankohet dhe të protestojë, në UEFFA, FIFA e kudo dhe të kërkojë trepikëshin nga polakët….(???!!!) Hahahahahahaha….që të dalësh “nga shpella” dhe të bëhesh njeri i civilizuar, duhet të kalojnë shekuj…!

  5. Pelasgian says:

    Pse lojtarit ???

    Tifozave po se ashtu ka lezet se ndodh ne gjithe boten !!

  6. Tema says:

    Një prift ësht kapur nga galaxi s6 duke hedhur sendin e fort.

  7. caku says:

    shpellaret nuk mund te ndryshojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje