Një kontratë me firmën e veshjeve, Puma, prej 50 mijë eurosh ka penguar zyrtarizimin e kontratës të mbrojtësit kuqezi, Elseid Hysaj, tek skuadra e Napolit.
Pavarsisht se të dyja skuadrat kanë rënë dakord për trasnferimin e tij në “San Paulo” për shumën e 5 milionë eurove plus bonuset, është sponsori i Pumas që është bërë pengesë për të zyrtarizuar marrveshjen e arritur.
Që transferimi i mbrojtësit të përfaqësues shqiptare të zyrtarizohet duhet që, Hysaj, të prishë kontratën me firmën e Pumas, pasi skuadra e Napolit është në bisedime me një tjetër firmë të veshjeve sportive.
Lajmi është raportuar dhe nga portali Italian “calciomercato.it’ e cila ka shkruar se Hysaj është imazhi i veshjeve të kësaj firme, dhe kushti që drejtuesit e Napolit i kanë bërë për të ndërprerë kontratën me Puman, e ka vënë në vështërisi mbrojtësin kuqezi, i cili nuk kërkon që ta ndërpresë bashkpunimin më një ndër firmat më të njohura në botë, pasi ka përfitime të majme.
Kontrata që Elseid Hysaj pritet të nëshkruajë për napolitanët është për 5 vite, ndërsa drejtuesit e Napolit e kanë konsideruar blerjen e mbrojtësit me orgjinë shkodrane si një investim të sigurtë për të ardhmen në krahun e majtë të mbrojtes duke parë edhe moshën e re që Hysaj ka./f.b
hysaj eshte nje talent