Jahmir Hyka në shënjestrën e Lazios

28 Korrik 2015, 11:37Sport TEMA

 Një tjetër futbollist shqiptarë është vënë në shënjestrën e drejtorit sportive të Lazios, Igli Tare.

Bëhet fjalë për mesfushorin që aktivizohet në kampionatin zvicerian me skuadrën e Luzernës, Jahmir Hyka, që shikohet si zëvëndësuesi ideal i kapitenit, Stefano Maurit, pasi kanë afërsisht të njëjtat karakteristika.

Lajmi është raportuar edhe nga e përditshmja italiane ‘La Republica” e cila shkruan, “ Edhe pse 1.68 cm i gjatë, Jahmir Hyka është një lojtar që mund të përshtatet në disa role”.

Me tej në lajmin kushtuar mesfushorit tiranas, theksohet se Hyka, ka një kontartë që e mban të lidhur deri në vitin vitin 2016-të me Luzernën.

Por, gjithsesi ai mund të largohet nga ky ekip në rast se bardhkaltërit pagujnë kartonin e tij që kap shifrën e 1 milionë eurove.

Hyka u transferua tek Luzerni gjatë vitit 2011 nga ekipi i Tiranës duke zhvilluar deri më tani 111 ndeshje duke realizur edhe 9 gola.

27-vjecari ka qënë edhe pjesë e përfaqësues shqiptare, por së fundmi nuk është grumbulluar më nga tekniku italo-shqipatar Gianni De Biazi./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje