Bernard Berisha përcjell optimizëm te Skënderbeu në prag të transfertës delikate ndaj Milsamit në Moldavi. Mesfushori 23-vjecar është njeriu i moment te korcarët madje në dy ndeshjet e turit të dytë kualifikues të Championsit ndaj Crusaders ai ishte lojtari më i mirë në fushë për kampionët e Shqipërisë ku përvec se u shfaq në një formë fantastike ndihmoi skuadrën edhe me 2 gola dhe 1 asist. Berisha është i bindur se Skënderbeu mund ta kalojë Milsamin edhe pse në ndeshjen e parë konsideron moldavët si favoritë.
” E kemi përgatitur ndeshjen mjaft mirë, ne si grup jemi përgatitur për ta kaluar edhe këtë raund. Duke marë parasysh edhe afrimet që ka bërë klubi ne jemi forcuar shumë si skuadër në cdo aspekt. Ardhja e Hamdi Salihit na ka ndihmuar shumë. E kemi vlerësuar shumë ekipin kundërshtar, edhe pse ata janë favoritë ne jemi përgatitur mirë dhe besoj se do ja dalim”.
I pyetur se sa do të ndikojnë mungesat e Osmanit dhe Arapit në mbrojtje, Berisha nënvizoi faktin se lojtarët që do ti zëvendësojnë do të japin më të mirën e tyre.
“Mendoj që janë mungesa shumë të mëdhaja por ne jemi një grup i mirë dhe edhe atyre që do tu jepet rasti mendoj se do ti zëvendësojnë denjëshisht Arapin dhe Osmanin.Besoj se ky fakt do të ndikojë pozitivisht te ne sepse lojtarët që do të luajnë do të japin gjithcka nga vetja për të ndihmuar skuadrën dhe për të spikatur në sytë e trajnerit”.
Kohët e fundit po flitet shumë për interesimin e disa skuadrave të njohura në Europë për Bernard Berishën, si Duisburgu në Gjermani apo Standarti i Liezhit në Belgjikë. Futbollisti 23-vjecar edhe pse dëshiron që në një të ardhme të luajë në një kampionat më të fortë, aktualisht është i përqëndruar vetëm te Skënderbeu.
” Për momentin jam i përqëndruar vetëm te skuadra ime, mendoj vetëm të jap më të mirën nga vetja që ne si grup tia dalim. Përsa i përket ofertave menaxheri bashkë me drejtuesit e klubit janë duke i shqyrtuar, për momentin unë jam i foksuar te Skënderbeu por herët apo vonë kam dëshirë ta provoj veten në një kampionat më të fortë se ai shqiptar”.
Në ndeshjen e kthimit ndaj Milsamit që do të zhvillohet në datën 5 Gusht në Elbasan Arena, Berisha do të ndiqet nga afër edhe nga trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi. Ky fakt e gëzon tejmase ish lojtarin e Besës së Kavajës që thekson se do të jetë gjithmonë në dispozicion të kombëtares kuqezi.
” Kombëtarja po ecën shumë mirë për momentin dhe ky fakt më bën shumë krenar, skuadra është në rrugë të mbarë dhe unë jam i bindur se do të kualifikohet në Europian. Përsa më përket mua, besoj se nuk është shumë problem prania ime në ekip e rëndësishme është që kombëtarja të eci përpara. Unë për vete gjithmonë do të jem në dispozicion të kombëtares shqiptare”. /supersport/
–BERISHA NJE -YLL -i NOTES SUPERSHKELQYESE-10-TEK SKENDERBEU-..-URIMET ME TE MIRA PER TE.-I UROJME TE SHENOJE EDHE ME –”mallakastren e vogel”– NE TE DY TAKIMET E EKIPIT TE TIJ -SKENDERBEU–…-YJET — E SKENDERBEUT AFER NJE SUPERHISTORIE-..-DHE ATA ARRIJNE GJITHSHKA-…
Berisha e ka djal vuçiçin.