Befason Conte: Kujdes nga Shqipëria

26 Korrik 2015, 10:03Sport TEMA

Antonio Conte, trajneri i Italisë, ka ka thurur elozhe për Kombëtaren shqiptare, pas tërheqjes së shortit për eliminatoret e Botërorit ‘Rusia 2018’.

Kombëtarja shqiptare po konsiderohet si e pafat pas tërheqjes së shortit për eliminatoret e Botërorit ‘Rusia 2018’.

Ekipi kuqezi, në Grupin H, ka për kundërshtar dy skuadra të mëdha si Italinë dhe Spanjën, dhe tri pak më të lehta si Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtajni.

Por, Antonio Conteka thënë se ky është një grup i vështirë, ndërsa ka vlerësuar  ekipin kuqezi.

“Është një grup i vështirë. Në teori, Italia dhe Spanja janë ekipet favorite në grup”, ka thënë Conte.

“Megjithatë, Shqipëria ka filluar të luajë me të vërtetë mirë në kualifikimet për Euro, dhe kanë mundësi të kualifikohen. Në letër, Italia dhe Spanja janë ekipet më të mira, megjithatë, ajo do të vendoset në fushë”, ka theksuar ai.

 

1 komente në “Befason Conte: Kujdes nga Shqipëria”

  1. paemer says:

    Shqiperia eshte ne grupin G dhe jo H mor gazetar benevreks.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje