Reus i Arsenalit?

25 Korrik 2015, 14:06Sport TEMA

Arsenali ka ringjallur interesimin për transferimin e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Sipas mediave britanike, “Gunners” kanë hyrë në garë me Liverpoolin për blerjen e reprezentuesit gjerman.

Pas njoftimeve se “Reds” kanë ofruar 46 milionë euro për Reusin, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka ndërhyrë duke konfirmuar interesimin e tij për futbollistin i cili edhe në të kaluarën ishte përmendur si objektiv i klubit londinez.

Reus deri vonë kërkohej edhe nga Real Madrid e Barcelona, por që në fund janë tërhequr nga interesimi për blerjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje