Nga Fatjon Baze
Pas largimit nga skuadra kroate e RNK Splitit, duke u transferuar në Turqi tek Instanbul Bashakesir, Sokol Cikalleshi, jep përshtypjet e para për skuadrën e tij të re dhe objektivat e vendosura nga klubi.
Në një intervistë për gazetën TemA, sulmuesi kuqezi është shprehur se tashmë tek ekipi i ri e ndjen veten një profesionit i vërtëtë.
Ai theksoi se kushtet e stërvitjes janë të mrekullueshme ku çdo gjë është duke shkuar në mënyrën e duhur.
24-vjeçari deklaron se objekivat e vendosura nga drejtuesit e klubit janë që të arrijnë të kualifikohen për në fazën e grupeve të “Europa League” si dhe të renditen mes katër skuadrave më të mira sezonin që vjen.
Gjithashtu, në lidhje me marrjen e tre pikëve të dhëna nga CAS, për ndeshjen kundër Serbisë, sulmuesi kavajas u shpreh se është një vendim historik ku i drejti triumfoi në fund.
Ndërsa, për dy ndeshjet e rradhës që përfaqësuesja kuqezi do të luajë në muajin shtator, Cikalleshi tha se janë dy ndeshje shumë të rëndësishme që do të vendosin ecurinë e kuqezinjve në Grupin I.
Gjithsesi, ai theksoi se në rast të një rezultati pozitiv në transfertë kundër Danimarkës, atëherë shanset për tu kulifikuar direkt për në fazën e grupeve janë shumë të mëdha.
Sokol, keni rreth një muaj që keni nisur stërvitjen me skuadrën tuaj të re Bashakesir, ku keni arritur të realzioni dhe dy gola.Si po shkon faza përgatitore?
Tek ekipi i ri po ndihem perfekt. Cdo gjë po shkon shumë mirë. Jam ambjentuar shpejt dhe tashmë jam pjesë e rëndësishme e ekipit. Fazën përgatitore e mbaruam dhe jemi duke u përgatitur maksimalisht për ndeshjen kundër hollandezëve të Az Alkmar për “Europa League”.
Si janë kushtet e stërvitjes dhe niveli i skuadrës në krahasim me ish ekipin tuaj në kroaci, RNK Spliti?
Kushtet janë perfekte, cdo gjë po shkon në mënyrën e duhur. Këtu e ndjej veten një profesinist i vërtetë. Kemi një ekip shumë të mirë pasi një gjë të tillë e tregon më së mirë edhe renditja, ku jemi renditur në vëndin e katërt në superligën turke vitin që kaloj. Shpresoj që të ecim sa më shumë në “Europa League”.
Cilat janë objktivat që ju kanë vendosur drejtuesit e klubit?
Objektivat e vendosura nga klubi janë që të shkojmë në fazën e grupeve të “Europa League” dhe të jemi në Top katërshen e vendeve të para vitin që vjen. Personalisht do të mundohem të jap maksimumin tim dhe do të mundohem që të shënoj sa më shumë gola, dhe emri im të jetë në renditjen e golashënuesve më të mirë.
Ndërkohë, CAS na dha tre pikët historike kundër Serbisë. E prisnit një vendim të tillë?
Tre pikët e ndeshjes me Serbinë na bënë të ëndërrojmë akoma edhe më shumë. Jami afër kualifikimit dhe do të bëjmë maksimumin për t’ia arritur. Vendimi i CAS , është një vendim historik ku i drejti triumfoi në fund.
Jemi në një situatë të re në renditjen e kombëtares sonë për në eleminatoret e “Francë 2016”. A jemi pranë një momenti pozitiv për të qënë pjesë e këtij kompeticioni?
Sigurisht, e thashë edhe më lart që jemi pranë një momenti historik. Gjithsesi, tashmë duhet akoma edhe më shumë përqëndrim në ndeshjet e ardhshme për t’ia arritur qëllimit. Jam i bindur që të gjithë do të bëjmë më të mirën, si ne futbollistët po ashtu edhe tifozët e mrekullueshëm tifozat kuqezi.
Sa deçizive mendoni se do të jenë dy ndeshjet e shtatorit që do të luajmë ndaj Danimarkës dhe Portugalisë. Kush do të jetë sfida më vendimtare nga këto të dyja?
Të dyja këto sfida janë shumë të rëndësishme por do të veçoja atë me kombëtaren e Danimarkës, pasi nëqoftëse do të arrijmë atje një rezultat pozitiv atëherë hedhim një hap më shumë për në “Francë 2016”. Por, gjithashtu dhe ndeshja me përfaqësuesen e Portugalisë është vendimtare pasi ne po luftojmë që kualifikimin ta arrijmë direkt.
Bithcarsehir,skuader sunitesh vari kkkkkkk……..
Prapambetja të korrigjohet me konkluzione konkret