Vullnet Basha nuk ndryshon kampionat duke qëndruar në Segunda Division.
Mesfushori shpiptar do ta vazhdojë të luajë sërish në Spanjë, por jo më tek Real Zaragoza, por tek Ponferradina.
Klubi galician që luan në kategorinë e dytë ka arritur të zyrtarizojë marrëveshjen me zviceranët e Sionit, për transferimin e Vullnet Bashës.
Menjëherë, pas firmës mbi kontratë 25-vjecari, që është aktivizuar dhe 1 ndeshje me përfaqësuesen shqiptare u prezantua si futbollist i Ponferradinës, duke u shprehur se do të japë maksimumin për skuadrën e tij të re për të arritur objektivat e vendosura nga klubi.
Ai tha se Ponferradinës ka mundësi mjaft të mira për tu ngjtur në tabelë për të siguruar minimalisht fazën e “play-off-it”
Gjatë sezonit të fundit me Real Zargozën, Basha, luajti në total 23 ndeshje duke shënuar dhe 1 gol, por pavarashisht lojrave të mira Saragoza nuk arriti të siguronte dot ngjitjen në Primera Division.
Gjithashtu ai theksoi se tek Zaragoza pati një edhe një periudhë jo shumë të mirë pasi klubi kishte probleme me financat.
Ponferradinës është ekipi i gashtë në karrirën e Vullnet Bashës pasi më parë ka luajtur me skuadrat e Grashopersit, Sionit Laussane, Nauchatel,Real Zaragoza dhe së fundmi me Ponferradinës ./f.b