Sparta e Pargës huazon tek Libereci Herolind Shalën

24 Korrik 2015, 13:46Sport TEMA

Herolind Shala pritet të jetë lojtari i ri i skuadrës së Slovani i Liberecit.

Sipas asaj që raportojnë mediat ceke, ekipi i Spartës së Pragës, do ta huazojë mesfushorin e përfaqësues shqiptare tek Libereci, në mënyrë që talenti 23-vjecar, të ketë sa më shumë hapsira për tu aktivizuar.

Transferimi i Shalës, tek Sparta e Pragsë, bëri shumë bujë i cili firmosi një kontratë për tre vite e gjysëm, duke arritur gjithashtu të spikaste në disa ndeshje miqësore me skuadrën e tij të re.

Por, një dëmtim që pësoi më pas e mbajti 23-vjecarin, për disa muaj jashtë fushave të futbollit.

Në lidhje me këtë transfermit të Herolind Shalës, tek Libereci ka folur edhe drejtori sportive i Spartës së Pragës, Jakub Otava, i cili është shprehur se “ për të rifituar formën e tij më të mirë klubi ka menduar që Herolind Shala të huazohet tek Liberci, skuadër ku ai do të ketë më shumë mundësi aktivizimi si tituallar.

Nëse qëndron  tek Sparta për momentin Shala do të kishte shumë pak hapsira në formacion sepse në skuadër është afruar një tjetër lojtar që luan në rolin e tij pikërisht Josef Husbauer i cili është rikthyer në ekip pas huazimit te Cagliari”  theksoi Otava.

Gjithsesi drejtues e skuadrës ceke besojnë ende në aftësitë e lojtarit kuqezi, prandaj dhe kanë vendosur ta huazojnë tek Libereci e cila ashtu si Sparta e Pragës është një ndër skuadrat më të mira të këtij kampionati, ku në sezonin e fundit e mbylli kampionatin në vëndin e 12-të./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje