Pas rrahjes së tifozëve të Eintracht Frankfurtit dhe Leeds, një rast tjetër i paprecedent ka ndodhur mes tifozëve të Bologna-s dhe Spezias.
Dy ekipet italiane u përballen në miqësore dhe si pasojë pati përleshje të tifozëve, ku pati të plagosur.
Bologna-Spezia ishte vetëm një ndeshje miqësore, por duket se tifozët ultras të dy ekipeve kishin hesape të vjetra për të larë dhe kishin vendosur t’i zgjidhnin pikërisht para fillimit të kësaj ndeshje.
Me dhjetëra tifozë të të dyja ekipeve u përleshën mes tyre për rreth 15 minuta.
titull i gabur! pse nese nuk ishte miqesore atehere mund te thereshin?