Arturo Vidal do të jetë lojtari i ri i skuadrës së Bajernit të Mynihut.
Lajmin e ka konfirmuar vetë drejtori ekzektutiv i kampionve të gjermanisë Karl Haimz Rummenige, i cili në një postim në rrjetin e tij social Twiter ka shkruar se të dyja klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e mesfushorit kilian.
Rummenge thekson se nëse gjithcka shkon sipas parashikimeve Vidal do ti nënshtrohet testeve mjeksore javën e ardhshme për të nënshkruar dhe kontratën e tij te re me bavarezët.
” Mund ta konfirmoj se ka një marrëveshje mes dy klubeve dhe tashmë mungojnë vetëm kontrollet mjekësore. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, javën e ardhshme Vidal do të bashkohet me grupin”, shkruan Rummeigge.
Mesfushori kilian do të rikthet sërish në Bundesligën gjermane pasi në sezonit 2007-2011 është aktivizuar me Bajern Leverkusen.
Gjatë vitit 2011 Bajerni e kërkoi me ngulm 27-vjecarin porn ë atë periudhë mesfushori zgjodhi bardhezinjtë.
Kjo pritet të jetë goditja e fundit e Bajernit në këtë merkato vere pas afrimeve të Douglas Costa, Sven Ulreich e Joshua Kimmich./f.b