Roma duhet të bëjë llogaritë me Arsenalin në garën për të transferuar sulmuesin boshnjak, Edin Dzeko.
Bisedimet me Manchester City dhe lojtarin po shkonin në rrugën e duhur për klubin italian, por gjatë orëve të fundit në garë ka hyrë edhe Arsene Wenger, që kërkon t’i shtojë Arsenalit të tij një bomber me peshë.
Është vetë trajneri i “Citizens”, Manuel Pellegrini ai që konfirmon se sulmuesi është në prag të largimit, duke u mjaftuar vetëm me një fjali:
“Nuk flas për Dzekon, ashtu siç nuk flas për asnjë lojtar që është në bisedime për t’u larguar”.
Një qëndrim i qartë nga ana e trajnerit të Manchester City, që i tregon derën 29-vjeçarit i cili ka humbur vendin në formacionin titullar.
Bisedimet e Manchester City me Romën dhe Arsenalin po vazhdojnë paralelisht dhe gjatë ditëve të ardhshme do të mësohet më shumë rreth të ardhmes së lojtarit, që nuk u aktivizua për asnjë minutë në ndeshjen Manchester City-Roma.
Presidenti i verdhekuqve, James Pallota ka ofruar 18 milionë euro, por anglezët kërkojnë 10 milionë më shumë dhe në këtë mes ndërhyn Arsenali, që premton disa miliona më shumë për të transferuar në “Flu Emirates” shtatlartin, pasi Wenger ka në dispozicion vetëm një qendërsulmues, francezin Olivier Giroud.
Dzeko u bashkua me Manchester City-n në vitin 2011 por gjatë sezonit të shkuar ai gjeti shumë pak hapësira në skuadër për shkak të formës së mirë që po shfaq argjentinasi Kun Aguero./ SS
……eshte lojtar pa prespektive nen mesataren e duhur per arsenalin ,shume me I dobet se shaqiri , shkelzeni apo disa lojtare shqiptar , e kam ndjekur ne stervitje dhe ne shume ndeshje ,nuk arri te mesoje sado qe te luaj , mund te luaj ne france ne ate nivel 3…….