Partizani “rrëmben” përgatitësin atletik të Napolit

21 Korrik 2015, 11:07Sport TEMA

Në merkato ka përforcime në futbollistë, por ka dhe në staf, dhe Partizani brenda një dite i ka bërë të dyja, e madje të goditura.

Vetëm pak orë pasi zyrtarizoi transferimin e Xhevahir Sukajt, klubi i kuq komunikoi një përforcim të rëndësishëm për sa i përket stafit teknik.

Partizani angazhon në rolin e përgatitësit atletik profesor Cristianno Giannottin (Ne foton e ilustruar, personi ne te djathte). Edhe pse në moshën 35 vjecare Gianotti është një emër i njohur në Itali dhe me goxha eksperiencë pasi ka shërbyer si përgatitës atletik i Napolit përkrah trajnerëve me famë botërore si Walter Mazarri apo Rafael Benitez, që aktualisht drejton Realin e Madridit.

Angazhimi i teknikut italian vjen në një moment kur Partizani po synon ringritjen në të gjitha aspektet, jo vetëm për sa i përket ndërtimit të një skuadre të denjë për të luftuar cdo vit për objektivat maksimale, por edhe për organizimin e klubit si dhe ndërtimin e një kompleksi që i mungon një prej klubeve më legjendarë në vend.

Sic bëhet e ditur në komunikatën e Partizanit, përgatitësi i ri atletik do të bashkohet me skuadrën në 23 korrik, kur do të fillojë zyrtarisht aventurën e tij të re në futbollin shqiptar./ SS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje