Spektakël dhe gola në sfidën mes Benficës dhe Paris Saint Germain e vlefshme për International Champions Cup.
Në Ontario të Kanadasë formacioni i drejtuar nga Luarent Blanc triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj ekipit portugez. Pavarsisht mungesave të Zlatan Ibrahimovic, Edinson Cavanit, Lavezzit, Thiago SIlvës, David Luiz, Parisi tregoi një formë shumë të mirë duke shtangur.
Në minutën e 29, 18-vjecari Augustin tregoi gjithë talentin e tij teksa me një gjest të lartë teknik shmangu mbrojtësin e Benficës dhe me një goditje të bukur më pas mposhti edhe Julio Cesarin duke kaluar në avantazh kampionët e Francës.
Por nuk vonoi shumë dhe Taliska vendosi sërish baraspeshën me goditje potente nga distanca që rezultoi e pakapshme për portierin më të ri të Paris Saint Germain-it. Në minutën 42-të Gaitan bëri gjithcka mirë duke shmangur edhe portierin për të pasuar më pas te Jonas që me portën e boshatisur realizoi shumë thjeshtë duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin e Benficës në shifrat 2-1.
Gjithsesi Parisi arriti të reagonte në fraksionin e dytë, fillimisht me Lucas Mouran nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe më pas me Lucas Digne që me një goditje TE FORTE mposhti Lopesin që kishte zënë vendin e Julio Cesar-it duke i dhënë fitoren 3-2 skuadrës së Luarent Blanc.
O gazetari/ja,
“Ne Toronto te Kanadase” thuhet, se Ontario eshte province, gati 1milion km2…