Arrestohet biznesmeni shqiptar, pronar i skuadrës ku luan vëllai i Balotellit

16 Korrik 2015, 19:33Sport TEMA

Një bandë italo- shqiptare e cila akuzohet për mashtrim me prokurorimet publike por dhe me pastrim parash është arrestuar në Itali në kuadër të operacionit të koduar “Laguna” të nisur mëngjesin e 16 korrikut 2015.

Mes 10 të arrestuarve është dhe Gëzim Sallaku, një biznesmen shqiptar, presidenti i një skuadre futbolli në Itali, dhe i vëllai Saimir Sallakut.

Sipërmarrësi u arrestua edhe në mes të prillit, pas përfundimit të hetimeve të prokurorisë së Brescias, por më pas ishte liruar, raporton Ora News.

Ai akuzohet se është pjesë e një organizate kriminale e akuzuar për pastrim parash, mashtrim, përvetësim dhe mashtrim përmes falimentimeve si dhe mashtrime të tjera administrative .

Sallaku është me origjinë shqiptare por prej vitesh jeton në Itali dhe është pronar i një sërë hotelesh dhe restorantesh në Sebino. Ai është njohur dhe si president i skuadrës së futbollit ku luan vëllai i sulmuesit Mario Balotelli.

Policia deklaron se ka sekuestruar objekte të paluajtshme, makina si dhe para në vlerën e 8 milionë eurove.

Corriere della Serra shkruan se banda dominonet prokurimet publike të Iseos por dhe të Bergamos, e Brescias falë bashkëpunimit me administratorët lokalë profesionistë dhe funksionarë të bankës

Janë sekuestruar 10 sipërmarrje, 92 godina si dhe 32 autovetura, një motoskaf si dhe miliona euro. E gjithë sasia e sekuestruar kap shifrën e 8 milion eurove.

Vëllezërit shqiptarë janë lënë në arrest me burg, ndërsa për 7 të tjerë detyrim me paraqitje dhe një në arrest shtëpie.

Arrestimet janë kryer në Milano, Bergamo, Brescia, Vercelli e La Spezia.

9 komente në “Arrestohet biznesmeni shqiptar, pronar i skuadrës ku luan vëllai i Balotellit”

  1. doktori says:

    Arrestohet nje biznesmen shqiptar ne Itali. Pyetja eshte:-Sa pseudo biznesmene jane per tu arrustuar ne shqiperi? Por kush ti arrestoje?! Nuk e ha qeni qenin.

    1. albano says:

      ne shqiperi jane te gjithe per ne burg ;;;;RAMA META BERISHA BASHA …SE KANE BERE NDERTIME PA LEJE DHE KANE PRISHUR VENDIN ME NDERTIME ……POR KUSH TI GJUKOJE ? , , ? SA PER BIZNESET QE KANE 20 VJET PA PAGUAR TAKSAT ….KETO RAMA NUK I SHEH ..

  2. ylli says:

    si ti eliminojne shqiptaret nga racizmi qe kane nuk dine cfare genjeshtra te thone gjyna punuan gjithe kto vite ju iku djersa kot kur goditet nje shqiptar dhe i meret pasuria kemi hmbje te gjithe neve dhe shqiperia prandaj mos i shkruani gjith gezim keto lajme.

  3. ja ku i kan cuar miljonat e vjedhura shqiptarve berisha -basha

  4. tfgs says:

    edhe korrak edhe bixnecmen!!!!!!……… nuk shkon!
    korrak dhe kriminel po,ajo qe i shkon per shtat………..nje suniti shqipfoles!

  5. po aksion I sukseshem shpitaret ne burg te tjeret jashte,aksion I madh qenka valle.

  6. anticensurë2587456 says:

    “Arrestohet biznesmeni shqiptar, pronar i skuadrës ku luan vëllai i Balotellit”
    mos mor mos!!
    paska qënë president i klubit ku luan vëllai i balotelit???
    uuuuuuuuuuuaaaaaaaauuuuuuuuuu!?
    e pabesueshme!!
    kush është president i klubit ku luan e motra e balotelit??
    po i asaj lavanderisë ku punon e jëma e tij??
    na jepni pak informacion nuk e shtyjmë dot jetën në injorancë!!
    mero na bëj derman me këta gazetarë!!
    na hoqe kapakun e kokës!!

  7. turkogrekongrenes says:

    Ky ‘biznesmeni’ e paska furnizuar Balotelin dhe vllain e tij me mall por heren e fundit malli nuk ishte i mire prandaj ata e denoncuan te karabinieret. hihihihihi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje