Shkodran Mustafi “snobon” Realin

15 Korrik 2015, 11:01Sport TEMA

Emri i tij është përmenduar si zëvendësuesi i Sergio Ramos te Reali i Madridit, por Shkodran Mustafi mbrojtësi me origjinë shqiptare që ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë, aktualisht nuk mendon për “Los Blancos” pasi është i lumtur te Valencia. 23-vjecari prej një viti është pjesë e “Los Che”, të cilët i paguan Sampodrias 8 milionë Euro për kartonin e tij, por në vetëm pak kohë Shkodran Mustafi ka arritur të lërë shenjën e tij në futbollin spanjollin duke ngjallur interesimin e dy gjigandëve të La Ligas, Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Megjithatë në një intervistë për mediat gjermane ku ndër të tjera foli edhe për suksesin e “Die Manschaft” në Kupën e Botës, talenti nga Gostivari theksoi se për momentin ndihet mirë te Valencia. “Është e vërtetë që është folur për një interesim të Realit, kjo gjë më nderon natyrisht. Është një vlerësim i madh për atë që kam treguar unë në fushë gjatë sezonit të fundit, gjithsesi për momentin jam mirë te Valencia, jam i lumtur aty dhe dua të qëndroj te klubi nga Mestalla“, deklaroi Mustafi për portalin televiziv “Spox.com”. Sezoni i fundit dhe i pari në La Liga ishte shumë pozitiv për 23-vjecarin. Mustafi me paraqitjet e tij ndihmoi Valencian të kualifikohej në Champions League, teksa zhvilloi në total 33 ndeshje dhe realizoi 4 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje