Granit Xhaka nuk do të jetë pasuesi i Bastian Shvainshtaiger te Bajern Mynih.
Pep Guardiola po kërkon një zëvendësues për mesfushorin gjerman, i cili zgjodhi ta vijojë karrierën te Mancester Junaited.
Dhe, i preferuari i trajnerit spanjoll duket se është pikërisht talenti shqiptar i Borusia Mynshengladbah.
Por, për të frenuar interesimin e Bajernit për Granit Xhakën ka menduar drejtori sportiv i skuadrës nga Borusia, Park Maks Eberl, i cili ka nënvizuar se nuk ka asnjë shans që 22-vjecari i përfaqësueses zvicerane të transferohet te kampionët e Gjermanisë këtë verë:
“Xhaka nuk do të kalojë te Bajerni.
Nuk ka asnjë skenar që mund të cojë lojtarin te bavarezët këtë verë.
Të vetmit lojtarë që do të largohen nga ne në këtë merkato do të jenë Peniel Mlapa dhe Amin Yones.
Graniti do të qëndrojë me ne dhe do të luajë me Gladbahun në Champions League, nuk mund të shtoj asgjë tjetër mbi këtë cështje pasi është mëse e qartë”.
Granit Xhaka ka realizuar 4 gola në 85 ndeshje me fanellën e Borusia Mynshengladbah që pas transferimit të tij nga Baseli në Gjermani në vitin 2012.
Pak kohë më parë 22-vjecari firmosi një kontratë të re me Gladbahun deri në vitin 2019.
Xhaka përvecse është një pikë shumë e rëndësishme e skuadrës që drejtohet nga trajneri Lucien Favre, ka një peshë të madhe edhe te kombëtarja e Zvicrës.
Edhe pse është ende shumë i ri, ai ka zhvilluar 34 ndeshje me përfaqësuesen helvete dhe ka shënuar 6 gola.
Sipas ish- trajnerit të tij te Zvicra, Otmar Hitzfeld, Granit Xhaka i ka të gjitha premisat për tu shndërruar në një Bastian Shvainshtaiger të ri në një të ardhme të afërt./SS
Shkurt dy gjëra :
-Guardiola po e shpërfytyron Bayern!(Kroos,Basti,Goetze ….)
-Xhaka na fali golin në Zvicër, Taulanti jep dhe gjakun për kombëtaren tonë. …,
I Uroj më të mirën.
Te Bayerni kalojne vetem spanjollet e Guardioles.
jo po te mari dhe gjinin e portokallise