Man. United nuk përmbahet në merkato

13 Korrik 2015, 10:09Sport TEMA

Manchester United nuk njeh kufij në merkato.

Pas Memphis Depay, Matteo Darmian dhe Bastian Schweinsteiger, Djajtë e Kuq kanë siguruar edhe shërbimet e mesfushorit të talentuar francez Morgan Schneiderlin nga Southampton.

Tranferimi nuk është ende zyrtar por dy klubet kanë arritur akordin për shumën e 25 milionë sterlinave rreth 35 milionë euro dhe tashmë 25-vjecari Scheneiderlin mund të konsiderohet në kuptimin e plotë të fjalës një lojtar i Manchester United.

Në vetëm pak ditë 20-herë kampionët e Anglisë kanë nxjerrë nga llogaria e tyre plot 52 milionë paund, 13 për Matteo Darmian, 14 për Bastian Schweinsteiger dhe 25 milionë sterlina për Morgan Schneiderlin vetëm e vetëm për të kënaqur trajnerin e tyre Louis Van Gaal, i cili u ka kërkuar drejtuesve përforcime cilësore për të synuar objektiva madhorë në sezonin e ri.

Sic bënë të ditur mediat anglez, së bashku me Bastian Schweinsteiger, i cili u zyrtarizua si blerja e Manchester United vetëm pak ditë më parë, mesfushori francez ka kaluar me sukses vizitat mjekësore me Djajtë e Kuq mbrëmjen e së dielës.

Te United nuk dëshironin të shpenzonin më shumë se 20 milionë paund për kartonin e 25-vjecarit, por kushtet e vendosura nga Southamptoni detyruan drejtuesit e Djajve të Kuq ta rrisnin ofertën fillestare edhe me 5 milionë paund të tjera.

Schneiderlin në 7 vite karrierë me “Shenjtorët” ka treguar se zotëron një potencial të jashtëzakonshëm dhe ka gjasa të bëhet një mesfushor i madh në të ardhmen.

Ai përvecse ka qenë pjesë e të gjitha kombëtareve të moshave të Francës, ka luajtur edhe 9 takime me përfaqësuesen e madhe.

Me blerjen e Schneiderlin objektivi i radhës në merkato për Manchester United dhe trajnerin e tyre Van Gaal është mbrojtësi spanjoll i Realit të Madridit Sergio Ramos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje