INTERVISTA/ Alban Bushi: Kemi rezervuar hotelin në Francë, Zoti ndihmon atë që punon

11 Korrik 2015, 10:03Sport TEMA

Alban Bushi, është një nga njerëzit që ishte atë mbrëmje 14 tetori në stadiumin “Partizani” të Beogradit, teksa një banderolë me simbolet kombëtare shqiptare nervozoi serbët e acaruar dhe e çoi ndeshjen Serbi-Shqipëri në përmasat e një lufte. Ai e di se si kanë lëvizur gurët gjatë këtyre muajve dhe se sa e vështirë ka qenë për ne që nderin ta çojmë në vend.

Menaxheri i Kombëtares Shqiptare, pak minuta pas dhënies së vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, CAS, me qendër në Lozanë të Zvicrës, na tregon emocionet e para që ka ndjerë dhe me një qetësi prej sportisti bën thirrje që të jemi më këmbë në tokë. Në fund të fundit, kemi marrë atë që meritonim. “Ne e meritonim, por duke parë se çfarë kishte ndodhur deri më tani, na duhej të prisnim vendimin përfundimtar. Megjithëse në mediat daneze, lajmi rodhi duke thënë se Shqipëria merr tre pikët ndaj Serbisë, por përsëri duhej konfirmim zyrtar”, thotë Bushi për “Dita”.

 

Alban, Shqipëria ka marrë tre pikë ndaj Serbisë në tavolinë, si e pritët?

Si për mua, edhe për të gjithë, ishte lajmi më i gëzueshëm që futbolli shqiptar ka marrë ndonjëherë. Jo se nuk e prisnim, ishte në fakt një vendim i pritshëm nga ana jonë, duke patur parasysh ato argumente që ne kemi paraqitur në CAS dhe mbi të gjitha videot dhe filmimet që ka parë gjithë bota, ndaj tre pikëshi i takonte vetëm Shqipërisë. Do të ishte çudi nëse nuk do na e jepnin. Ky që morëm është një tre pikësh që na afron më shumë afër Francës.

Kemi pësuar disa zhgënjime nga UEFA dhe deri në fund kishte një lloj ankthi, pavarësisht sigurisë që paraqisnin provat…

Nuk është hera e parë që UEFA ka dhënë kështu vendimesh dhe CAS-i i ka ndryshuar. Unë kam patur rastin të jem njëherë në Greqi vetë, kur i kanë hequr tre pikëshin ekipit tonë dhe ne e kemi hedhur në CAS mbas UEFA-s dhe ato pikë i kemi marrë. Kështu që kisha një besim shumë të madh. Në fund të fundit ne kemi marrë atë që kemi merituar, nuk është se na ka mbajtur dikush me hatër.

Ndaj dhe jemi kaq entuziast sepse drejtësia u vu në vend me…

Patjetër, por edhe ne na motivon akoma më shumë, sepse është një tre piksh shumë i rëndësishëm për skuadrën, duke patur parasysh edhe katër ndeshjet që kemi, dy ndeshje brenda dhe dy ndeshje jashtë, pothuajse vendi i tretë është mëse i siguruar tani për ply-off, Ne, tani duhet të luftojmë për vendin e dytë. Gjithsesi, ndeshja e radhës me Danimarkën është ndeshja më e rëndësishme e sezonit.

Alban, si ndikon ky vendim në moralin e skuadrës?

Morali në ekip është goxha i mirë. Në të gjithë këtë sezon ekipi ka dhënë maksimumin. Kemi krijuar një grup, i cili është për të thënë që, mund të konkurrojë me çdo ekip në botë, këtu mund të heq Argjentinën, Brazilin dhe Gjermaninë, kurse me ekipet e tjera, Shqipëria edhe mund të rrihet kollaj, mund të fitojë kollaj ndaj tyre, por edhe mund të dalë barazim. Është një punë e mirë e bërë gjatë gjithë këtyre 12 viteve nga Federata Shqiptare e Futbollit. Komplet institucioni ka bërë një punë të shkëlqyer, serioze, duke filluar që nga moshat, 17-vjeçarët, 19, 21, me kërkimin e talenteve në Evropë, që janë afruar shumë shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilët kanë qenë në emigrim. Plus që, një punë të mirë ka bërë edhe Giani De Biasi me stafin e tij, duke afruar lojtar të talentuar dhe duke krijuar një grup shumë të mirë. Këto shifra që na bëjnë të lumtur tani janë frytet e punës. Puna sjell rezultate, pasi rezultatet nuk vijnë kot, ndaj në habitem ndonjëherë që na rreh Portugalia apo Gjermania në minutën e fundit. Ata nuk të rrahin thjeshtë në minutën e fundit, ata të rrahin sepse kanë punuar gjatë gjithë kohës e gjatë gjithë viteve dhe normal, Zoti ndihmon ata që punon, ndaj e bën golin ai në minutën e 95-të dhe ne habitemi pse dhe si e bëri.

Ju Alban mendoni se ne duhet të bëhemi gati për në Francë, a t’i bëjmë gati valixhet?

Ne kemi kohë që jemi përgatitur. Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë të gjitha masat që ekipi të ketë një hotel në Francë, madje kemi kontaktuar dhe pronotuar atë. Sepse nëse kualifikohemi është shumë vonë për hotelin, ndaj edhe njerëzit, avash-avash duhet të bëhen gati, mendoj unë.

 

Kemi përpara ndeshjen me Danimarkën në 4 shtator jashtë fushe. Në 7 shtator do të presim Portugalinë, kurse më 8 tetor do të luajmë me Serbinë në Shkodër. Cila prej këtyre përballjeve është më e vështira sipas jush?

Unë mendoj Danimarka, sepse do të hahemi me kundërshtarin direkt. Kundërshtari ynë direkt është  Danimarka dhe Portugalia. Tani lufta është se kush do të zërë vendin e dytë, sepse vendin e tretë e kemi ne. Kurse vendi i dytë është i rëndësishëm. Nëse na rreh Danimarka brenda, në vendin e vet, bëhet shumë i vështirë vendi i dytë. Nëse vjen Portugalia e na rreh dhe ajo këtu, atëherë vendi i parë dhe i dytë harrohet, kështuqë kemi vendin e tretë në play-off. Ne edhe mund t’i rrahim ata, nuk është ndonjë çudi. Duhet të japim maksimumin në Danimarkë, nëse ekipi merr një pikë në Danimarkë, ne i afrohemi shumë vendit të dytë, me 90 për qind jemi në këtë renditje.

Domethënë me këto performanca na janë rritur edhe pretendimet…?

Objektivi ynë nuk ka qenë as vendi i parë, as i dytë dhe as i tretë në këtë grup. Nëse do të ishte Italia në vendin tonë do ta kishte shumë vështirë të kualifikohej ky grup, si Italia, si Gjermania, si Holanda. Jo më Shqipëria, që se llogarit njeri. Po duke i bërë hyzmet nga ndeshja në ndeshje, grupi është i konsoliduar, Shqipëria ka mbi 30 lojtarë që secili mund të luajë në formacion dhe të justifikojë veten. Duke parë nga ndeshja në ndeshje mund të arrijmë diçka. Tifozët janë shumë mirë, madje janë më përpara se ne, sepse janë më të organizuar nga pikëpamja figurative. Ata kanë ndihmuar gjatë gjithë kohës, si brenda dhe jashtë. Çdo ekip do t’i kishte zili tifozët shqiptarë, sidomos kur luajmë ndeshjet jashtë. Ekipeve të huaja nuk u vijnë më shumë se 2 apo 3 mijë, kurse ne na vijnë 12 mijë tifozë.

Sepse dihet që futbolli i bashkon më shumë njerëzit, e sidomos kur ka fitore…

Patjetër, ka bashkuar shumë, madje ka bashkuar politikanët dhe qeveritarët tanë. Në një periudhë shumë të shkurtër u bë stadiumi në Elbasan, nga kryeministri në bashkëpunim me Federatën, po punohet për atë të Shkodrës dhe për këtë duhet t’i falënderojmë.

Përveç fjalëve të mira duhen fusha dinjitoze ku të luhet. Mesa duket i kanë thirrur mendjes!

Me ardhjen e Edi Ramës, ndoshta duke qenë sportist vetë, i është dhënë një dorë goxha të mirë sportit, duke bërë stadiume dhe duke u investuar në futboll. Në një bashkëpunim të mirë mes shtetit dhe federatës mendoj se Shqipëria do të ecë shumë lartë. Jo vetëm për ekipin kombëtar, por edhe për moshat e vogla, që janë e ardhmja, ata kanë nevojë për infrastrukturë shumë të mirë, të cilën e kemi pasur dikur, është prishur pas viteve ‘90 dhe inshalla po bëhet përsëri tani dhe besoj do të ecim përpara në futboll.

17 komente në “INTERVISTA/ Alban Bushi: Kemi rezervuar hotelin në Francë, Zoti ndihmon atë që punon”

  1. Mezani Celo says:

    I bej thirrje Bushit, lojtareve, publikut te rrime me kembe ne toke dhe te mendojme vetem, dhe vetem, dhe vetem per ndeshjen e radhes.

    Une kam shume besim se ky eshte shanci yne i vertete per ne finalet e turneu Europian apo Boteror, dhe kjo jo vetem per merite kombetares aktuale por per shkak se tani shkojne 24 ekipe ne europian, pra eshte hapur porta edhe per ekipe te dores dyte.

    Jemi perpara ndeshjes me kundershtarin tone direkt, dhe ky rezultat do te percaktoje 80% te fatit tone. Kemi qene edhe 3 here te tjera ne nje situate si kjo dhe te treja heret humbem nga euforia e tepert para ndeshjes dhe pergatitja e dobet psikologjike gjate ndeshjes.

    1. miku dhe fiku says:

      Bravo shume dakort me Ty. Mbaj mend me Ukrahinen nje ndeshje ne Tirane qe po te fitonim kishim mundesi per tu kualifiku dhe humbem brenda 3-0. Ndeshja e rradhes do tregoje maturine e ekipit, megjithese them une kete vit ndeshje mbas ndeshje e kane treguar deri tani. Te shpresojme.

      1. sit.. back....and relaks → says:

        ajo ndeshje u shit. mos u habit sikur ti humbasim te gjitha ndeshjet e fundit. do zoti i fitojme te gjitha por leku dhe bastet gjithmone ne fund mbizoterojne. do ta besoj kualifikimin vetem kur ta thone shifrat e jo alban bushi

  2. nji kafe me pak te lutem says:

    Jam teper i sigurt qe me pak se barazimi nuk marim ne danimark nese bejm lojen si me francen danimarkes i marim tre pik,duke llogaritur qe ne kte ndeshje do te kemi ne sulm dhe GASHIN dhe XHAKEN para mbrojties,kur pash nje pjes te ndeshjes qe beri DANIMARKA kunder serbis do ta kemi me te leht se me francen, franca esht shum me mir se danimarka, i uroj fitore ekipit ne danimark te ter zemren dhe syt ate dit i kemi ne DANIMARK, shpresoj qe televizionet ta japin ndeshjen pa pengesa se ajka kombit ndodhet jasht SHQIPRIS jan gati 1.5 milion SHQIPTAR vetem te SHQIPRIS jasht shtetit, bashk me bashkekombasit tan kosovar dhe popullsis qe jetojn ne troje jasht vendit jemi nje pjes shum e madhe qe mbeshtesim kombetaren ton i uroj vetem fitore me DANIMARKEN.

    1. Pelasgian says:

      Shqiperia nese ben lojen si me Francen pa tjeter qe fiton por besoj se e ka te veshtire se nuk luhet ne Elbasan por ne Danimark.

      Loja me e mire e mundshme eshte riperseritja e lojes si ne ndeshjen e pare.

      Mbrojte katenaco dhe kundersulm si Skiftera!

      Ne Elbasan ne meritonim fitoren,dy raste te pastra u gabuan nga sulmuesit tane kur rezultati ishte akoma 1-0!

      Kjo skuader eshte rrit shume vecse ka nje dobsi,sulmin jo dhe aq shume “preciz”!

  3. Zgjidhja says:

    Ç’do ndodh kur të fitojm kampionatin evropian.

  4. Dr says:

    E mor alban mos u nxitoni tu bo keshtu lloj deklaratash e kuptoj qe gezimi esht i madh por asgje nuk eshte e sigurte akoma ,
    sic tha dhe ai kali i ngordh cana
    i uroj suksese ekipit por ja shikoni ai qe ka mend ne koke eshte de biazi foli dy fjale dhe nuk beri shamate si duka

  5. Kol Tivari says:

    Avash, mos lëshoni shumë pordhë, se do t’ju dhëmbi bytha…!

  6. filani says:

    Me ate inshalla ne fund sikur e dhjeve pak por nejse.

  7. anonim says:

    tani po qe fluturuam me presh ne bithe, mirupafshim evropian. per te ardhur keq se kishim shpresa por si gjithmone na llap gjuha para mendjes.

  8. batoni says:

    KUjdes se albitrat i ka porositur Platini dhe do e hame nga albitrat.

  9. Herald says:

    Vetem nje gje dua te them dhe kete nuk e bej nga euforia por bazuar ne ate qe po shoh eshte se nqs shqiperia vazhdon me kete forme qe ka treguar dhe arrin te marre maksimumin me Danimarken dhe Portugalin atehere shqiperia ka per tu bere njelloj si Danimarka dikur apo si Greqia ne 2004. Kjo nuk eshte enderr varet shume nga ndeshja me Danimarken.nqs ne i perballojme ata pasi dihetqe danimarka eshte shume e shpejte dhe ka 5 marshe atehere mund te themi qe kualifikohemi.

  10. bastexhiu says:

    Vetem nje menyre ka qe te kualifikohemi duhet te blejm mbrojten portugeze, Duka kete duhet te bejne te blejme fitoren me portugalin dhe ne anen tjeter portugalia te mundin danimarken. Kurse ndeshjen me serbin dhe armenin me nga 50 mij euro na i japin ndeshjen. Me danimarken jemi te humbur jan shum mir fizikisht dhe as barazim nuk do mbajm dot. Shum ekipe qe kan vajtur ne boteror dhe evropian kan bler ndeshje.

  11. Gencivl says:

    Mos e ke prenotuar hotelin per motren tende..pse fluturon me presh ne byth kur ke akoma dhe 4 ndeshje per te ber. KY KOMENTY yt nuk i ngre moralin lojtareve por i demoralizon me euforin boshe …luftoni me mendje dhe jo me zemer

  12. hipo says:

    Po Per Fevzon s’keni bere ndonje rezervim,Ai e njeh me rrenje fotbollin shqiptar sepse gjyshi nga daja i adoptuar luante me Lushnjen me topa lecke,mos harroni nje dhome me veshje te kuqe dhe nje steke bilardoje qe te tregoje se si myzeqaret fitonin ndaj bubullimes ne kohen e mbretit zog.

  13. bekim says:

    cfare pune keni beri ju more derra se te gjithe fotbollistet jane nga ekipet e huaja ,sa lojtare kombetareje ke nxierr nga ekipet shqipetare dhe boll na fute dhe ne futboll politikanet apo te duhen per ndonje leje pallati se eshte akoma fusha ke statcioni ne kombinat se ke fusha e zeze i ndertove pallatet.
    nejse ne 3 ndeshjet e tadhes ju duhen te pakten 5 pike qe te pretendojme per nje kualifikim direkt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje