Shqiptarët dje festuan tri pikë shumë të rëndësishme. Prej ndeshjes Serbi – Shqipëri, në Beograd mbeti veç droni. Drejtësia foli më në fund në Lozanë dhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ia dha Kombëtares Shqiptare fitoren ndaj Serbisë në tavolinë. Pas këtij lajmi, “Kuqezinjtë” e filluan festën, e cila zgjati deri në agim. Tash e tutje, “Franca 2016” është më afër
Më në fund, drejtësia shkoi në vend. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendosi drejtësi, duke ia dhënë Kombëtares Shqiptare në tavolinë fitoren ndaj Serbisë, në ndeshjen e shumëpërfolur të Beogradit, e cila ishte ndërprerë më 14 tetor 2014. CAS e gjeti fajtore palën serbe, pasi konstatoi se kishte lëshime në organizim dhe se nuk kishte siguri të mjaftueshme e as kushte për vazhdimin e ndeshjes, duke e hedhur poshtë vendimin e UEFA-s, e cila ia kishte dhënë fitoren 3:0 Serbisë, me arsyen se futbollistët shqiptarë s’kishin pranuar të ktheheshin në fushë.
Gjithashtu, u refuzua kërkesa e palës serbe për zbutjen e dënimit, pasi i ishin marrë tri pikë në vendimin e mëhershëm të UEFA-s. Ndërkohë, dënimit nuk i ka shpëtuar as Federata Shqiptare e Futbollit, e cila është gjobitur me 100 mijë euro, pasi Shqipëria u gjet fajtore për lansimin e dronit mbi stadium, i cili solli edhe incidentet në fushë, shkruan gazeta Zëri. Me këtë rast, pritjes së gjatë të shqiptarëve u erdhi fundi dhe ata më në fund e morën një lajm të mirë dhe kjo pritje ia paska vlejtur.
Feston shqiptaria
Të gjithë shqiptarët ishin në festë të premten. Vendimi i CAS-it për t’ua dhënë tri pikë kuqezinjve, i ka gëzuar shqiptarët në mbarë botën. Ata i kanë vërshuar rrjetet sociale, duke e uruar njëri-tjetrin, derisa në këtë “thes” janë futur njerëz të sferave të ndryshme, duke e demonstruar edhe një herë se sa i rëndësishëm është sporti për shoqërinë, shkruan gazeta Zëri.
“Vajton” Serbia
Serbët e kanë “vajtuar” vendimin e CAS-it për t’ia dhënë tri pikë Shqipërisë. Mediat e vendit fqinj kanë shkruar rregullisht të premten, duke insistuar se kjo është një shuplakë në drejtim të Serbisë, ndërkohë që e kanë quajtur vendimin si skandaloz, të njëanshëm dhe aspak bindës, pasi konsiderojnë se ishin shqiptarët ata që e shkaktuan incidentin në stadiumin e Beogradit. Ndërkaq, mediat ndërkombëtare, por edhe komentuesit e tyre, e kanë mbështetur vendimin e marrë në Lozanë, duke shkruar se u vu drejtësia.
“Kapen” edhe kryeministrat
Vendimi i CAS-it ka shkaktuar edhe një “përplasje” virtuale në mes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq. Rama e ka shprehur gëzimin e tij për vendimin në dobi të shqiptarëve, duke insistuar se në këtë rast u vu drejtësia, ndërkohë e ka ftuar të parin e Serbisë që ta vizitojë Shkodrën, për ta ndjekur ndeshjen e kthimit në muajin tetor. Ndërkaq, Vuçiq insistoi se kjo ishte një padrejtësi botërore dhe se ata që e shkaktuan incidentin – u shpërblyen, duke menduar për shqiptarët, ndërkohë që popullin e tij e vlerësoi si viktimë që u dënua. Rrjetet sociale ishin të mbushura me komente edhe nga politikanët shqiptarë, përfshirë këtu ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, pastaj kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi etj., të cilët i uruan shqiptarët për fitoren ndaj serbëve.
Ankohen danezëtTrajneri i Danimarkës, Morten Olsen, nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e marrë dje. “Për mua, kjo është komplet e pakuptueshme. Gjërat po shkojnë gjithmonë kundër nesh”, deklaroi ai për të përditshmen daneze, “Ekstra Bladet”. Tash, kuqezinjtë kanë 10 pikë, sa ka edhe Danimarka, e cila zbret në pozitën e tretë.
“Pas këtij vendimi, gjërat na janë vështirësuar, duhet të jemi realistë. Mirëpo, ne mund të vendosim vetë, në shtëpi duhet ta mposhtim Shqipërinë. I kemi edhe dy ndeshje më pas kundër Portugalisë dhe Serbisë. Është bërë i vështirë kualifikimi në Kampionat Evropian, ky është një turp”, ka përfunduar trajneri danez.
Ëndrra e shqiptarëve po i afrohet realitetit. Shqipëria është më afër se kurrë, të kualifikohet në një eveniment të rëndësishëm. Tash, të gjithë i janë kthyer thënies së famshme: “Unë besoj”. /Zëri
Deri tani gjuha shqipe vetem per drejtesi nuk eshte permendur. Ajo foli “english” pasi ne kete gjuhe eshte shkruar 800 vjet me pare “Magna Carta”. te jemi realiste “me keta rrugace qe kane pushtuar ekzekurivin, legjislativin dhe gjyqesorin ketu ne Shqiperi, drejtesise i ka humbur gjuha, eshte MEMECE!”.FALEMINEDERIT PO E LEJUAT TE LEXOHET DHE NUK E CENSURONI!
Me sakte , nuk mund te thuhet …Shqip asnjehere nuk eshte folur , te pakten te ne drejtesi…
Serbet kane per te shitur ndeshjen me danimarken…
Rruga qe i ngelet kombetares eshte qe te fitoj me cdo kusht ndaj danezeve dhe serbeve.
UN BESOJ!
serbi ska me ndeshje me danezin
E pa uefa që s’ka shansa për të vazhduar serbia ndaj na i kaloi tre pik.
Para Cuna se na erdhi dhe Neve Ora.Duhet bere cmos qe te shkojme njehere ne Finale.
Po me Danimarken Serbia i ka zhvilluar dy ndeshjet, bre burra. I ka humbur te dyja: ne Beograd 1-3 dhe ne Kopenhagen 2-0. Danimarka luan jashte me Armenine dhe Portugaline.
kshtu nasht kur ngatrron karin me dollarin!