Vendimi i CAS, ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

10 Korrik 2015, 14:23Sport TEMA

Vendimi i CAS-it në favor të Shqipërisë për ndeshjen e luajtur në Beograd më 14 tetor të vitit të kaluar ndaj ekipit serb, e vlefshme për Euro 2016, ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare.

DPA – Shqipëria shpallet fituesja e ndeshjes së Euro 2016, e lënë përgjysmë në Serbi, nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila përmbysi rezultatin e organit qeverisës për Evropën, UEFA-s.

Gjykata konfirmoi sot se Shqipëria është përgjegjëse për dronin që fluturonte mbi stadiumin e Beogradit me posterin nacionalist, por që ajo nuk ka refuzuar që të kthehet në lojë pas ndalimit të lojës nga dhuna e ushtruar në ndeshjen e datës 14 tetor, 2014.

Si rezultat i fitores, Shqipëria, në grupin I ka tashmë 10 pikë, e ndjekur nga ish-vendi i dytë, Danimarka dhe dy skuadra të tjera. Serbia zbret në vendin e fundit me minus dy pikë. Serbia dhe Shqipëria do të luajnë përsëri më 8 tetor 2015, në fushën e kësaj të fundit.

ANSA – CAS-i hedh poshtë vendimet e mëparshme të UEFA-s për ndeshjen e 14 tetorit të kaluar mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Euro 2016, duke ia dhënë fitoren kombëtares së Tiranës.

Fillimisht, UEFA ia kishte dhënë fitoren Serbisë për 3-0. Ndeshja u ndërpre pas incidenteve të rënda. Shqiptarët e pritën me ovacione vendimin e CAS-it.

AFP – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) refuzoi sot apelin e Serbisë duke shpallur humbjen aforfe të saj kundër Shqipërisë me rezultatin 0-3, pas incidenteve gjatë ndeshjes për Euro-2016 në futboll, luajtur tetorin e kaluar në Beograd.

CAS-i pranoi pjesërisht apelin e Federatës Shqiptare të Futbollit duke vlerësuar se mosfillimii ndeshjes ishte për faj të ekipit serb. Grupi dominohet tani nga Portugalia e ndjekur nga Shqipëria.

MIA – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka publikuar zyrtarisht vendimin përfundimtar për ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë, të zhvilluar me 14 tetor në Beograd.

CAS-i ka njoftuar se ka pranuar dy ankesa nga të dy federatat, ajo e Serbisë dhe Shqipërisë, pas vendimit që është marrë me 23 nëntor, ku Serbisë iu morën tri pikë për shkak të organizimit të dobët, ndërsa Shqipëria humbi tri pikë për shkak të nisjes së incidentit, ku droni u paraqit në fushë me një flamur me simbole shqiptare.

Mirëpo, CAS-i vlerëson krejt ndryshe, duke cilësuar Serbinë si fajtore për incidentin e ndodhur, ku kishte dhunë ndaj futbollistëve shqiptarë nga lojtarët dhe tifozët të cilët hynë në fushë.

6 komente në “Vendimi i CAS, ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare”

  1. greket popull delirant says:

    LAJMI I FUNDIT………… NGA BURIME TE SIGURTA

    me te marre vesh 3 piket e dhena shqiperise JANULLATOS nga inati kishte thyer dy kryqe ne kishe dhe kishte grisur ca piktura ne te njejten kohe ka kapur nje prift tjer nga inati dhe i terhiqte mjekren me force duke uleritur….
    poshte Europa poshte gjermania rrofte rusia edhe serbia velllezrit tane ne kemi shpikur demokracine …dhe nuk i besohej………..per te tjera lajme do ju mbajme ne dijeni

    1. Dervish Malluta says:

      ………kurse nji pop tjeter i doli ne ndihme ketij te parit dhe ia thej hunden Janulles me cekic!

  2. katnari says:

    ti siper prap me greket ti mo sic duket greket duhet te te ken q… se nuk ka mundesi dhe nje ndjeshje futbolli akoma te del greku ne enderr kurse ne greqi se din ku bi shqiperia kane probleme t tjera ti flet komplet pa lidhje dhe si katunar futja pordhes se dicka do ngelet per cfar flasim ne e per cfar flet ti po na vdiqet ju katunaret injorante ptu injorantet e derrit.

    1. Dedalo says:

      @katnari.Pse ca probleme kane Greket??Sa per q…Greket jane kampionet dhe shpikesit e Homoseksualizmit.

  3. Albania says:

    Do I ngelet hatri TFGS ….

  4. ilira says:

    shko mor kant koqe shko ne greqi dhe do ta kuptosh per ca flet komentuesi i pare ik komneto te gazetat greke po nuk te pelqeu ketu ropqir muti minorikari i mutit
    beni komente sikur jeni shqiptar po dukeni hapur qe jeni moterqira grek
    ja prit se vjen minsitri grek i jashtem te kerkoj det e varreza e ti shikosh sa te mire jane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje