Portieri i dytë i kombëtares shqiptare, Alban Hoxha, është shprehur shumë i lumtur dhe entuziast për vendimin që Gjykata e Albitrazhit në Lozanë i dha fitoren në tavolinë Kombëtares shqiptare. Në një prononcim për TemA TV, Hoxha theksoi se e priste një vendim të tilë, ndërsa ky trepikësh është një rast i rrallë për Kombëtaren kuqezi dhe për këtë gjë, të gjithë si komb duhet të ndihemi të lumtur. ”Sapo u informova nëpërmjet televezizorit. Ishte dicka që unë personalisht e prisja një vendim të tillë që vendosi më në fund drejtësinë. Një trepikshjem i cili më bënë të lumtur jo vetëm mua, por të gjithë kombin shqiptar, duke qënë se është një rast i rradhë për shqipërinë. Dhe sigurisht që duhet të ndihemi të gjithë shumë të lumtur”, – citoi Hoxha
Me tej 27-vjeçari u shpreh se shanset që Shqipëria të kualifikohet për në fazën e grupeve në eleminatoret e “Francë 2016” janë shumë të mëdha, por do të jetë ndeshja me Danimarkën që o ta vulosë përfundimisht . “Tani ky trepikësh ëhstë një plus i madh për ne, pastaj varet nga ndeshjet e tjera se si do të luajmë. Besoj se nga ndeshja me Danimarkën do të varet cdo gjë . Nëqoftëse një rezultat pozitiv atje besojmë se do të futemi direct në grupe. Shpresojm që cdo gjë të shkojë mirë dhe në ndeshjet e tjera”, – përfundoi Hoxha./
Fatjon Baze