TemaTV: Tritan Kokoka: Vendimi i CAS, emancipim në botën e sportit. Hera e parë që kthen një rezultat

10 Korrik 2015, 12:48Sport TEMA

TemaTv

Përfaqësuesi i FSHF-së ka dhënë mes entuziazmit vlerësimin e tij për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, e cila i dha kombëtares shqiptare tre pikët në tavolinë, për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë në stadiumin e Beogradit. Vendimi i CAS është cilësuar një moment shumë i rëndësishëm emancipimi dhe një moment po kaq i rëndësishëm për të bërë drejtësi. Sipas Kokonës, është hera e parë që ndodh një vendim i tillë duke argumentuar se Shqipëria kishte të drejtë në pretendimet e veta për të marrë tre pikët në tavolinë. Tritan Kokona flet për një situatë shumë entuziaste për renditjen e kombëtares shqiptare në eliminatoret e Euro 2016. Ky vendim i CAS i jep automatikisht Shqipërisë të drejtën e kualifimit në play Off ndërkohë që ndeshjet e pritshme me Danbimarkën, Portugalinë apo Armeninë mund të jenë një tjetër shans për kaulifikimin më të sigurt të Shqipërisë në finalet e kampionit Evopian që do të zhvillohet në vitin 2016 në Francë.

Sot gjykata e arbitrazhit ka vendosur 3 pike historike për shqipërinë a e prisnit këtë vendim?

E vërteta vonon por nuk harron, e vërteta ështën ajo që ne kemi thënë që në 14 tetor të vitit të kaluar duke u kthyer nga beogradi në të gjitha koferencat të gjithë drejtuesve të Feredates Shqiptare të Futbollit,  të ekipit kombëtar, trajnerit, shtypit. Gjithmonë kemi thënë që ka qënë një ndeshje ku kombetarja shqiptare është dhunuar, kemi luajtur me kushte të vështira, kemi dëgjuar pa hyrë në stadium parulla jashtëzakonisht raciste, të cilat bien në kundërshtim me parimet dhe frymën e futbollit por edhe me vetë institucionit të  UEFA-s dhe FIFA-s “ Thuaji Jo racizmit”. Ndërkohë që ne jemi përballur me kore raciste gjithe ndeshjes, ku nuk është dëgjuar himni kombëtar i Shqipërisë në asnjë moment. Ndërkohë lojtarët janë dhunuar në fushën e lojës, të gjithë pamjet kanë bërë xhiron e botës dhe për të gjitha këto ne ishim të bindur që drejtësia mund të vendoset vetëm duke i dhënë  shqipërisë 3 pikët. Kjo jo thjesht se se duhet të merrnim një fitore por është fakt se kemi dalë me kokën lart nag stadium “Partizani” i Beogratit sepse shqipëria nuk ka humbur ne kemi dalë në barazim në 42 minutat e lojës madje ne ishim në offensive dhe këtë e bkonfirmon rasti i Canes ku mund të kishim shënuar. Por ajo që vlen te ritheksohet se lojtarët dhe stafi kanë qënë të kërcënuar, kemi menduar edhe për të shpëtuar jetën e futbollistëve. Ka qënë një pritje madhështore në Rinas, nuk e kishim parë ndonjëherë kemi mbetur të gjithë të befasuar dhe kjo vjen për shkak se të gjithë njerzit në perceptimin e tyre e kishin të qartë që ne kemi bërë mirë.

Ndërkohë janë gjithë këto arsye që i dhanë të drejtë shqipërisë dhe për këtë CAS vendosi 3 pikët për shqipërinë, ka pasur një angazhim intensive për të mbërritur në këtë vendim përsa i përket gjithë hapave juridik ?

Ju garantoj për një gjë kemi bërë më të mirën e mundshme në pjesën juridike, dua të falenderoj avokatin tonë, është një ndër avokatët më të mirë në europë për çështje të tilla. Kemi mbrojtur mirë çështjen. Për herë të parë ndodh që CAS të këthejë një rezultat, ka kthyer shumë vendime, kontrata futbollistësh por të kthesh një rezultat është një emancipim shumë i madh dhe kjo tregon që Shqipëria kishte të drejtë.

Ne jemi kthyer  nga beogradi në 2  të mëngjesit dhe duke filluar nga ora 4 e mëngjesit e asaj dite dhe deri më sot kemi punuar për të garantuar atë që na takon. I rëndësishëm është fakti se si ajo që ndodhi të paraqitet sa më mirë sepse mund të qëllojë të kesh të drejtë por mënyra që si e paraqit nuk është e saktë. Mendoj që kemi bërë një mbrojtje shumë të mirë, kemi zgjedhur 2 zyra avokatie përvec zyrës që kemi në shqipëri, partnere me FSHF-në, njëra në Zvicër tjetra në Angli të cilat kanë bërë një mbrojtje shumë të mirë. Venimi i marrë nga CAS është një emancipim për botën e sportit.

Jemi në një situatë të re në renditjen e kombëtares tonë në fieleminatoret për finanalet e EURO 2016, pra jemi më afër një rezultati pozitiv për të qënë pjesë e këtij kompeticioni?

Ajo që them me garanci nga ky moment është se shqipëria është e kualifikuar me 10 pikë në fazën e Play off-it, pra 8 skuadrat e vendeve të treta do të ndeshen njëra me tjetrën për 4 biletat e fundit të kampionatit europian. Kjo është situata deri tani. Ndërkohë gjithë skuadrat kanë nga 3 ndeshje për tu luajtur ndërsa shqipëria ka 4 ndeshje për të luajtur. Kështu që duke qënë me pikë të barabarta me Danimarkën dhe duke  qënë vetëm 2 pikë larg Portugalisë së vendit të parë, me të dyja këto skaudra ndeshemi në fillim të shtatorit dhe mendoj se kemi mundësi reale për të luftuar për vendin e dytë. Kjo do të thotë se kualifikohemi direkt në fazën finale të Francës për të realizuar ëndrrën e madhe të Francës që të gjithë ne presim dhe ëndërrojmë të jemi pranë.

 

1 komente në “TemaTV: Tritan Kokoka: Vendimi i CAS, emancipim në botën e sportit. Hera e parë që kthen një rezultat”

  1. pasha says:

    folet ju pseudo analist qe nuk late qe pa thene pas ndeshjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje