Kukësi kualifikohet, Laçi i thotë lamtumirë Europa Ligës

9 Korrik 2015, 20:14Sport TEMA

Kukësi është skuadra e vetme shqiptare deri më tani që kualifikohet për në raundin e dytë të Ligës së Europës.

Nënkampionët e Shqipërisë barazuan pa gola në ndeshjen e kthimit me Torpedon dhe falë fitores 2-0 një javë më parë në “Qemal Stafa” mori biletën për në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Po sonte në mbrëmje, Kukësi do të mësojë dhe emrin e kundërshtarit të radhës i cili do të dalë nga sfida Mlladost Podgorica – Neftçi.

Në barazim pa gola ka përfunduar edhe ndeshja mes Inter Baku-së dhe Laçit, një rezultat ky që vulosi eleminimin e laçianëve nga Europa Liga.

Ndërkohë, nga ora 20:00 ka filluar ndeshja mes Partizanit dhe Stromsgodset. Skuadra kryeqytetase do të tentojë përmbysjen, pasi ndeshja e parë në Norvegji ka përfunduar me rezultat 3-1.

5 komente në “Kukësi kualifikohet, Laçi i thotë lamtumirë Europa Ligës”

  1. fieraku4u says:

    EC ATY SAFI…ME GJICIN NE EVROPE.

    SI QEN BULLDOG E KA FYTYREN, POR NJESH ESHTE.

  2. gjembaci. says:

    laci me pelqeu me shume se pavarsisht skualifikimit luajti nje futboll ,ku u paraqit si ekip i pjekur ,ne krahasim me kuksin qe mbas humbjes se penalltise nga pero pejic , ne minuten e 75 mundej te pesonte me se paku 3 gola ,por portieri kuksian ishte vendimtar dhe pozicional .
    partiznai deri ne minuten e 40 po loz baraz,ku mazreku duhej te kishte shenuar ,por norvegjezet po mundohen qe ta kontrollojne lojen,me se paku ta qetsojne ate

  3. agimi says:

    Bravo Kukesi, bravo portieri, bravo Muça, Hallaçi, bravo Shameti

  4. Pelasgian says:

    Keqardhje per Lacin Tim dhe per Partizanin!

    Bravo Kukesit!

  5. latif says:

    Kukesi ka shpirt,nuk shitet,edhe vjet theu rekordin e zybave shqiptare ne Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje