Prapaskena, në 2012 Guardiola u refuzua si trajner i Brazilit

8 Korrik 2015, 11:51Sport TEMA

Lajmi ka të bëjë me përiudhën e fundit të vitit 2012. Federata braziliane, pas pushimit të Mano Menezes nga stoli i Selecaos, vlerësonte mundësitë për trajnerin e ri. Dukej gjithshka e kryer për Pep Guardiolën, që kishte lënë vetëm prej pak kohësh Barcelonën, por operacioni u bllokua kur ishte vetëm një hap larg realizimit. Brazilit i duhej të respektonte traditën, dhe vendosi se vetëm një brazilian mund të udhëhiqte Selecaon. Ai që zbulon gjithë këto prapaskena është vetë Dani Alves, i cili foli gjatë emisionit Bola da vez në televizionin brazilian.

” Shpesh herë më është dashur të paguaj faktin që e kam gjuhën të gjatë, por nuk them budallallëqe. Pep kishte studiuar gjithcka , e kishte në mendje skuadrën që do të hidhte në fushë. Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë, një njeri që revolucionarizoi jo vetëm skuadrën te Barca, por gjithë futbollin. Ne te Brazili kishim mundësinë për të marrë më të mirin pa shpenzuar asgjë”.

Por si pa shpenzuar asgjë. Edhe këtu anësori i Barcelonës zbulon një detaj interesant.

“Po, Pep mendonte që të mos kërkonte fare rrogë, por vetëm një shpërblim të madh nëse do të behej Kampion Bote. Federatës nuk do ti kushtonte asgjë për të marrë në drejtim trajnerin më të mirë në botë. Ju do ta linit t’ju shpëtonte një mundësi e tillë”.

Ajo që ndodhi më pas dihet. Federata Braziliane e futbollit zgjodhi Felipe Scolarin i cili u zëvendësua nga Dunga pas disfatës poshtëruese 7-1 të pësuar nga Gjermania në Botërorin e verës së kaluar. vetë Dunga tani ndodhet në qendër të polemikave për eleminimin e parakohësh të Selecaos në Kupën e Amerikës nga modestët e Paraguajit./ SS

2 komente në “Prapaskena, në 2012 Guardiola u refuzua si trajner i Brazilit”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Sa keq!
    Sa keq
    Dhe Bayern
    Nuk do kish shku
    Për Dreq! ?

  2. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    Qe te rrutesh nje Fidan te shendetshem qe me mbas do te jap frutet qe ke kerkuar ,domonanca nuk qendron vetem tek Fara elite ,por dhe tek Shtrati i ngrohte qe ke zgjedhur per ta kultivuar .
    Anallogjia eshte e tepert .
    Koha qe kaloi per keto vite (2009-2015),na tregoi se BARCA i plotesonteqe te dy kushtet qe une permenda me lart .
    BARCELONA ,si asnje ekip tjeter ne bote ,((por duke perjashtuar AJAXIN per vitet kur CRUIFFI luajti atje i plotesonte kushtet gjithashtu )) , ne themel ka FILOZOFINE e GRUPIT te rritur ne “Fidanishten” e saj + FARA SUPER-SUPER ELITE ((( mos me paragjykoni nga terminollogjia qe kam zgjedhur si METAFORE ))))) ,qe deri me tash nuk eshte DEGJENERUAR .
    GUARDIOLA e kuptoi i pari qe e arriti FINISHIN e GARES dhe doli fitues me shpejt sec duhej dhe e braktisi Anijen e BARCES .
    VILANOVA ,rahmet i paste shpirti mori La-Ligen qe t ‘mbahet mend si njeri i persosur ,por i paqte me ekipin dhe me vehten e vet .
    Ndekohe TIKI-TAKES se FAMESHME ju gjet receta shume me shpejt sec pritej ,sodo qe po nga kjo TIKI-TAKE ANTIKU DEL BOSQUE ja doli te merte 1 KUPE BOTE dhe 1 Kampionat EUROPIAN .
    MURINJO ne Vitin e tij te Fundit tek REALI i kundervuri as me pak dhe as me shume por ate qe tashme Boterisht njihet si KATENACIO ITALIANE ,por qe eshte SHPIKJE e AUSTRIAKUT KARL TRAPAN thelle ne fund te viteve ’30 te Shekullit te kaluar .
    MAESRTO ANCELOTI i dha asaj Shpirtin ITALIAN .
    ENRIQUE ,per kete vit qe u mbyll ,habiti dhe me Skeptiket duke bere te FORTIN kur dhe ja Tregoi VENDIN MESSIT ,i cili duhej te rrinte ne krahun e djathte te Mezit te terrenit dhe prej andej te dirigjonte 4-3-3 qe shpesh alternohej me sistemin 4-2-5 apo 4-1-5 ,duke aplikuar dhe ky KUNDER-NAPADIN e famshem ,
    Pikerisht ketu per mua gaboi dhe TATA MARTINA FRANKA ,kur e vendosi MESSIN ne ate pozicion qe ka tek BARCA por duke e lene ne “”VEREN e VETMISE se MADHE “,pikerisht duke harruar faktin domethenes qe ARGJENTINASIT kishin ekipin me kpnglamerat dhe , dhe me te dobtin TEKNIKISHT dhe TAKTIKISHT por dhe FIZIKISHT gjithashtu .
    MESSI ,qellimisht apo jo u la i vetem nen GODITJET e Krimineleve Jugo-amerikane qe futbollin e kane RUGBY .
    Pra nga ky gjykim GUARDIOLA gaboi kur shkoi tek BAYERNI te cilit ja uli aq shume koken keto 2 vjet AQ Poshte SA LARTE ja Ngriti Koken JUP HEINCKESI .
    BAYRNIT, ,,GUARDIOLA i hoqi SHPIRTIN GJERMAN
    Braziliant nga Natyra jane Futbollista Inteligjente sepse e kane ne GENE FUTBOLLIN shtu sic kane ne GENE ETIOPIANET Garat e Super -thellesise ne Atletike ,pikerisht nga Konstrukti ANATOMIK natyror qe u jep atyre Avantazhin kundrejt cdo ATLETI sado i pergatitur qofte ai .
    Mbase GUARDIOLA do kishte patur me shume sukses tek LATINET se sa tek TEUTONET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje