Merkato e “varfër” e Realit

8 Korrik 2015, 11:50Sport TEMA

Pamundësia për të firmosur me David De Gean e Manchester United por edhe largimi i mundshëm i Iker Casillias me destinacion të ri Porton, ka shtyrë Realin e Madridit të kërkojë një portier të ri në merkato. I përzgjedhuri i Los Blancos gjithmonë nëse nuk bëhet i mundur transferimi i 24-vjecarit të Manchester United David De Gea në Santiago Bernabeu është Kiko Casilla portieri aktual i Espanyolit. 28-vjecari i cili është rritur si futbollist në akademinë e Realit pëlqehet shumë nga trajneri Rafa Benitez dhe mbi të gjitha ka një cmim të ulët në merkaton e shitblerjes së futbollistëve. Vetëm pak kohë më parë Kiko Casilla rinovoi kontratën e tij me Espanyolin deri në vitin 2018 dhe ka një klauzolë largimi që kap shifrën e 20 milionë Eurove por Reali i Madridit mund ta shkëpusë atë nga katalanasit e vegjël për jo më shumë se 10 milionë Euro. Megjithatw drejtuesit e Los Blancos nuk po mendojnë për të përforcuar vetëm portën por edhe mbrojtjen.

Nëse largohet Sergio Ramos Reali do të hidhet në sulm për të blerë një qëndërmbrojtës, fillimisht u përfol për Otamendin por argjentinasi i Valencias kushton shumë dhe mbi të gjitha është pronotuar nga Manchester United-it me trajnerin Louis Van Gaal që kërkon tia bashkangjisë ish lojtarin Portos, Sergio Ramosit në repartin e prapavijës. Ndërkohë nga ana tjetër Otamendi është edhe ekstrakominutar dhe për ti bërë vend atij, Reali duhet të largojë brazilianin e saporikthyer nga Porto Casemiro. Duke marrë parasysh të gjitha këto fakte klubi merengues ka shënjestruar një tjetër argjentinas si objektiv për qëndrën e mbrojtjes. Bëhet fjalë për Ezequiel Garay-in, të cilin përpara disa vitesh madrilenët ja shitën Benficës për vetëm 5.5 milionë Euro.

Mbrojtësi argjentinas aktualisht është në pronësi të Zenitit por mund të largohet nga rusët për një shifër jo më të lartë se 15 milionë Euro. Ndërkohë për mesfushën ka dalë në skenë një emër i ri. Sipas mediave spanjolle Reali i Madridit interesohet për talentin e Sportingut të Lisbonës William Carvalho. Reali dëshiron të gjendet i përgatitur nga një largim i mundëshëm i Illaramendit dhe po mendon për mesfushorin portugez i cili ka një klauzolë largimi shumë të lartë që kap shifrën 45 milionë Eurove, por madrilenët mund të hynë në bisedime vetëm nëse Sportingu bën ulje cmimi për kartonin e 23-vjecarit./ SS

4 komente në “Merkato e “varfër” e Realit”

  1. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    Asgje e re nga taborri ne shpartallim i Bardhoshkave ,ku blerja me ‘Brilante ” mua me rezulton as me pak dhe as me shume por vete Bonifaci -pordhac ,BENITEZ .
    Turp per nje ekip qe eshte nder me te miret ne histori qe po largon edhe te “FUNDMIT e MOHIKANEVE ” duke mos lene as dhe nje Spanjoll ne ekip ,por jeton me filozofine se do koleksionoje Trofe me Sfilatat e Byt…-q..esve qe ka afruar ne ekip .
    KASIJASI sic e kam kumtuar me pare eshte EMBLEMA jo vetem e REALIT por dhe e SPANJES .
    RAMOSI ,sido qe eshte PESHKA-GUR dhe u perdor nga Rrugaci Psikopat MURINJO ,i ka dhene shume REALIT keto vite ,pavarsisht se nuk ka mare Trofe ,per te cilat nuk duhet Fajesuar REALI dhe Spanjollet ,por MIJUSHI -MESSI qe ka 10 vite qe pos i ka lene Duar-thate ,u ka NXIRE dhe JETEN .
    Nuk beoj shume ne Filizofine e BENITEZIT dhe idete e tij ,duke u nisur nga ajo se cka bere keto 5-6 vitet e fundit ,due mos gjetur PAQE as me SHPIRTIN e tij .
    REALI duhet ta mbaje ne MADRID KASIJASIN sepse si rralle lojtar ne SPANJE per aq sa e njoh une Futbollin i ka dhene Spanjes 2 Kampionate Europiane dhe 1 Kupe Bote .
    KASIJASIN e luftoi dhe demoralizoi MURINJO ,por me shue me vjen keq qe ne kete rruge vazhdoi dhe ANCELOTI .
    SPANJOLLET tek REALI tani jane te paperfillshem aq sa nuk formojne dot me asnje minoritet .
    Ja le kohes qe do te vije ti vertetoje keto cfare une kam shkruar .

  2. Best says:

    Totila, miku im
    ti ke shume te drejte ne kete analize
    Por rrokopuja e Realit nisi qe ne momentin e Ancelotit vitin e pare, madje qe kur iku Murinjo
    Vetem fati shtyu mortin ne shtepine e bardhe
    e Verteta e madhe eshte se Lionel Andres Messi i ka hapur nje grope supergjigante Perezit qe zor se do e mbushe per 10 vitet e ardhshme, edhe nese nderron president
    Ndaj i eshte rekomanduar te mos beje me blerje te bujshme, te mbaje nje ritem aty aty me ata qe ka pa blerje te forta, dmth shpenzime, te rregullohen bilancet
    Aktualisht borxhi i Realit ka kaluar 600 milionet dhe me lekundjen e pozitave te qeverise se djathte te Rajoy dhe ngjitjen e Podemos plus rajonet baske e katalunja, duket se ditet e zeza po e therrasin perezin per te lare ato qe i beri Barces keto 4 vjet
    Derisa te shuhet Messi futbollist, madrilenet kane vendosur te mos haen me me Barcelonen, sepse jane shpenzime pa bereqet
    Barca qendroi 3 vjet pa trofe te rendesishem, por kur u rikthye, teksa mendonin cikel i mbyllur, i mori te gjitha
    dhe vetem imazhi i tripletes se dyte atyre u siguron te ardhura me te pakten 50 mln euro me shume
    presidentet aktuale te Barces borxhin 400 mln euro te Laportes qe la pas e kane cuar ne me pak se 100 milione ne keto 5 vjet
    dhe kjo fal atij njeriu qe ti e quan gjeniu Messi dhe ashtu eshte

    Nuk kam komentuar per humbjen e Argjentines
    sigurisht qe si tifoz u merzita, por ama jam i bindur se mire iu be, njelloj si ne boteror
    nuk me ka ardhur aspak keq pervecse messit qe mu dhimbs me vertete
    Nese luan me trapa si Higuain sigurisht qe finalet i ke te humbura dhe ne xhep te tilla. Te mendosh qe Kili nuk ishte skuader pervecse ekip kecistesh, me arbitra, me prepotence, skandale dhe me shume pak loje
    nuk dua te zgjatem me shume, por keqardhje qe ta cosh ekipin 2 finale rresht ne kompeticione te rendesishme e te mos arrish asnje
    sic th Maskerano, eshte nje karma qe po i godet
    gjithe te mirat

  3. GMT says:

    Pajtohem me ty TOTILA.Sa mosmirënjohës u tregua Reali ndaj Kasijasit emblemës jo vetëm të klubit mbretëror dhe reprezentacionit spanjoll por edhe atij botëror.Një mallkim i madh do rëndojë mbi monarkët edhe për shumë vite.

  4. Casillas says:

    Gjynah qe nuk e mori Barca Casillasin, me siguri ju qe paskeni komentuar ketu, do te ishit shume te kenaqur. Shifni mos i thoni nej llaf Presidentit te Barcelones se mos e merr kete portier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje