Guardiola sherr me Muller në stërvitje

7 Korrik 2015, 12:03Sport TEMA

Pep Guardiola është një nga ata trajnerë që kërkon gjithmonë maksimumin nga futbollistët e tij, madje edhe në stërvitjet e para në prag të sezonit të ri, dhe për këtë fakt mediat gjermane bëjnë me dije se në seancën e fundit stërvitore të Bayernit ka patur një konfilikt mes sulmuesit Thomas Muller dhe teknikut spanjoll.

Në stërvitjen e ditës së hënë që Bayerni e zhvilloi pa praninë e kamerave është regjistruar një debat i ashpër mes Guardiolës dhe Muller.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane konfilkti mes të dyve ka ndodhur për faktin se trajneri spanjoll i ka kërkuar llogari sulmuesit gjerman për një ushtrim taktik të cilin Muller nuk po e zhvillonte si duhet.

25-vjecarit nuk i ka pëlqyer mënyra sesi i është drejtuar Guardiola dhe ka ngritur tonet e zërit kundrejt trajnerit.

Pas këtij incidenti mes të dyve ish tekniku Barcës ndërpreu përkohësisht seancën stërvitore.

Megjithatë më pas sulmuesi dhe trajneri u sqaruan mes tyre dhe Muller i kërkoi falje Guardiolës.

“E pranoj gabimin dhe të kërkoj ndjesë”.

Mme këto fjalë iu drejtuar sulmuesi i kombëtares gjermane 44-vjecarit iberik.

Gjithsesi, duke ditur kërkesat e larta që ka Guardiola ndaj futbollistëve të tij, qoftë edhe në stërvitje, ky konfilkt është konsideruar mëse normal nga mediat.

2 komente në “Guardiola sherr me Muller në stërvitje”

  1. gjembaci says:

    guardiola ka idera te cilat mundohet qe ti implementoje tek lojtaret ,por koha qe kaloi tek bayerni ,na tregoi se guardiola shkoi ne vendin e gabuar dh etek ekipi i gabuar .
    lojtaret e bayernit disa sosh jane idioter dhe nuk hane pyka ,njeri nder ta eshte dhe muller nje debil qe pos mbiemrit nuk te afron asgje tjeter .
    perndryshe guardiola eshte me shume se c’duhet mistrec .

  2. Nikoja says:

    Po lexoja koemntet e Gjembacit …. Po si paske hume kot o burre i dheut me gjith keto mend qe paske , …… Komentet fyese per skuadren e argjentines ( me perjashtim te idhullit tand MESSIT ) te gjithe jane gomere ,injoranta etj etj Po ashtu edhe lojtaret e Bayer-nit po ashtu vetem Guardiola ashte i mencun e zotni (Ne fakte mos te ishte ne kete lartesi nuk do ishte ketu ,apo sic thua ti ne vendin e gabuar sipas tejet ) Mos e ban vedin kaq qesharak more zotni ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje