Andrea Pirlo i jep fund aventurës me skuadrën e Juvntuesit.
Mesfushori Italian do të transferohet në kampionatin amerikuan tek ekipi i New York City.
Kampionët në fuqi të Italisë përmes një letre të hapur ka falenderuar Andrea Pirlon për kontributin e tij tek kjo skuadër, i cili nga sot është zyrtarisht lojtari më i ri i New York City.
“Falmeinderit për atë që këni bërë për këtë skuadër, në këto katër vite. Faleminderit Maestro” shkruhet në faqen zyrtare të klubit bardhezi.
Klubi dhe lojtari e kanë ndërprerë bashkpunimin me pëlqim e të dyja palëve.
Tek New York City bëjnë pjesë edhe emra të tjerë të njohur si mesfushori anglez Frenk Lampard dhe sulmuesi spanjoll David Vija.
Andrea Pirlo ka fituar gjashtë tituj në Serinë A dy me skuadrën e Milanit dhe katër me ekipin e Juventusit.
Gjithashtu, 36-vjecari ka fituar dhe 2 Champions League dhe një Kupë Bote me Italinë në vitin 2006./f.b