Asnjë ditë pushim, çështja “Pogba” mbetet kryefjalë e merkatos së verës.
Francezi i Juventusit është personazhi kryesor në telenovelën e gjatë dhe deri diku sfilitëse për të mësuar të ardhmen e tij.
Tashmë që në Barcelonë kanë bërë paqe me faktin se nuk mund ta kenë mesfushorin, të paktën deri në përfundim të zgjedhjeve presidenciale të 18 korrikut, është Mancester Siti që përfiton nga situata, duke bërë një ofertë të çmendur.
Një çek 100 milionësh.
Kjo është oferta më e fundit e klubit britanik, që kërkon ta transferojë lojtarin në Premier League.
Lajmin e bën të ditur tabloidi “Mirror”, që thekson se “Citizens” janë shumë pranë firmës me 21-vjeçarin.
“Mirror” shkon edhe më tej duke shtuar se marrëveshja mund të mbyllet brenda pak kohësh dhe lojtari mund të udhëtojë me skuadrën për turneun australian.
Në rast se palët bien dakort për transferimin e Pogba, atëherë francezi do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në historinë e Premier League, nga ku u largua dy sezone më parë.
Përsa i përket lojtarit, atij i janë premtuar 400 mijë paund në javë dhe mesa duket, mesfushori është joshur nga një propozim i tillë, duke nxjerrë jashtë loje Barcelonën, por edhe Paris Saint Germain.
Ja fusin pordhes kot. Kisha Ortodokse paguan 150 milione per kete qe cdo dite tí bjere bythes se Janullatosit dhe Ireneit.
Ky eshte nje turp. Gjithe keto para per nje njeri qe i bie topit me shkelma kur gjysma e planetit vdes per buke e per uje. Futbolli ka vdekur prej kohesh si sport dhe eshte bere nje tregti e ndyre e bazuar te bastet. Dhe shko pastaj ne stadiume e bertit si budalla.
Nuk besoj se vlen kaq shume POGBAJA ,sidoqofte dhe atij i duhen disa para .
NUk vlen fare aq shume, madje asnje lojtare nuk duhet te vlej me shume se 30 mil.
piter pan,,,,, jam shum dakord me ty, po, ashtu eshte qe futbolli esht bere nje biznes ku luhen qindra miliona, nuk e ka me kenaqesine e njer e nje kohe, vertet esht nje turp dhe nje gjynah I madh per popujt qe nuk kane te hane dhe te pine, kurse per nje njeri te vetem paguhen qindra miliona $.