Besnik Dizdari: Skandaloze që FSHF i ndan ekipet në Veri e Jug dhe gegë e toskë

4 Korrik 2015, 15:52Sport TEMA

Besnik Dizdarin, gazetarin e njohur sportiv, e shqetëson fakti që Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar ndarjen që ia ka bërë dy grupeve të kampionatit të futbollit për Kategorinë e Parë, por që sipas tij në fakt është Kategoria e Dytë.

Ai e cilëson këtë si “dituri të pakta që e kanë bërë lëmsh të vërtetën historike të kampionateve shqiptare”.

Dizdari shkruan sot në “Panorama” se:

“Dihet që për më se 50 vjet, Kategori e Parë është quajtur kampionati kombëtar i Shqipërisë.

Ai që sot ka emrin pompoz “Kategoria Superiore” – dy fjalë ku asnjëra nuk është shqip”.

Dizdari thotë se ndarja që i ka bërë, pra, Federata Shqiptare e Futbollit këtij kampionati të Kategorisë II, është ndër më të pashembulltat në histori.

“Qartësisht, këtij kampionati FSHF-­ja i ka dhënë ngjyrat e një ndasie Veri e Jug, ose Gegë e Toskë.

Me një fjalë, FSHF, duke na kujtuar gjeografinë, ka thënë se skuadrat e qyteteve apo krahinave që ndodhen në jug të lumit Shkumbin, nuk kanë asnjë të drejtë të luajnë futboll me disa skuadra të qyteteve që ndodhen në veri të lumit Shkumbin.

Ose e kundërta: që disa skuadra të qyteteve që ndodhen në veri të lumit Shkumbin, nuk kanë asnjë të drejtë të luajnë me disa skuadra të qyteteve që ndodhen në jug të Shqipërisë”, shkruan Besnik Dizdari në “Panorama”.

12 komente në “Besnik Dizdari: Skandaloze që FSHF i ndan ekipet në Veri e Jug dhe gegë e toskë”

  1. shkodra eshte veri says:

    Pa asnje lidhje z. Dizdari. Kjo ndarje sic e quani ju ka ardhur kryesisht per lehtesi te skuadrave dhe stafeve te tyre. Shumica e klubeve te kategorise se pare kane buxhet sa nje bar ne Tirane dhe kane pamundesi te levizin me qindra km, te paguajne hotele apo dreka e darka. Kjo zgjidhje vjen nga pamundesia. A duhet te subvencionoje federata apo jo, kjo eshte tjeter histori (edhe pse e shoh jashte logjike dhe kete teori). Pastaj ndarjen ne zona gjeografike e ka NBA (liga e basketbollit profesionist ne SBA) apo dhe divizionet inferiore ne Angli. Eshte dicka normale. Pastaj kusuret e federates jane pafund dhe mund ti shprehesh per shume e shume arsye te tjera.

    Megjithate mbetesh babai i gazetarise sportive ne shqiperi. Respekte.

  2. nipi i hysniut says:

    Perse ben sikur ankohesh vllai i Vogel bastard i Erdoganit.Lloji juaj e ka zgjidhur duke rimorkuar Shkodren mbas Anadollit, dhe carcafin siper.

    1. Elpiniqi says:

      Ja pra e morem vesh qe edhe ky Dizdari,qe e heq veten per teoricien te gazetarise se futbollit na del se qenka nje DALLKAUK qe politizon nje gje qe e ka praktike e gjithe bota!!!
      O Dizdar!
      Kategorite e ULTA pervec SUPERIORES ne te gjithe boten ndahen sipas afgersise gjeografike!
      Brazili,ky kollos i madh i futbolli ka disa kampionate rajonale dhe fituesit e tyre ndeshen per trofete kombetare!
      Pse e perdor mendjen tende boshe per t,i sherbyer Berishes???
      Pse nuk ngre hallet kryesore te futbollit o derdimen???

  3. shqiptar says:

    oooooo dizdar nuk i ndan fshf i ndan buxheti skane lek per autobus nafte ekipet e qyteteve te vogla qe do te thote u shkon shume shtrenjte sarandes te shkoje ne velipoje apo velipoje ne sarande sepse kane buxhet shume te Vogel e se ke pare cdo sezon rrogat e fundit nuk ua japin lojatrev se nuk kane lek ky dizadri sikur jeton ne kine edhe se di gjendjen e shqiperise

  4. dizda says:

    edhe pse e dim te gjithe qe kreu dhe gjith shkerfederata eshte e degjeneruar dhe nuk ka arsye te mbrohet per kete ndarje qe thote dizdari, po i kujtoj ketij dizdarit se edhe ne koh te enverit ekzistonte kjo ndarje per arsyet e trasfertave qe duhet dy dit sot te shkosh nga nje qytet ne tjetrin, ta kishte shkruar kete artikull ndonje 20 vjecar edhe i falej po jo dizdarit qe e ka jetuar ate kohe

    1. AD says:

      Ka shume te drejte dhe eshte e papranueshme nje ndarje e tille per kategorine e pare. E papranueshme ne cdo aspekt jo vetem ne ate te sportit. Nese do te mundej do te ishte bukur te luhej edhe ne Kosove. Ne nuk jemi nje shtet i madh me distanca te medha , karahasimet nuk kane vend. Eshte mediokritet e aty qe marrin vendime te tilla.
      Nese i referohej kampinateve te viteve para 90 ne grupe mund te ndaheshin ekipet e kategorive te ulta. Edhe per femijet beheshin spartakiada kombetare.

  5. katarakti says:

    E çfare po vete si duhet ne Shqiperi; qe te shkoje mire futbolli or ta marrsha?! Ishim me mire kur ishim me keq, o Besnik. Ty te kujtohet skuadra e vajzave te Dinamos ne volejboll, Partizani ne futboll, Shkodra loce dy here kampione.(Tradita perseritet!!!). Nuk e di. Per vete jam shume i zhgenjyer nga keto 25 vjet, ne fakt shkerdhatokraci. Sikur ta dinja atehere se do te perfundonte Shqiperia keshtu, nuk do ta besonja kurre.

  6. "BALASHI" says:

    jam dakort me Dizdarin. le te mos mbajn 20 skuadra ne te paren te ndara ne 2 grupe e aq me keq veri-jug. Le te benin 1 grup kategoria e pare bie fjala me 14 skuadra sa e ka patur tradite Shqiperia kategorine e pare. Le te rrinin ne te 14 nga 20 qe e kane mundesine ekonomike. Te tjerat le te shkriheshin ne te dyten me me shume grupe sic e ka dhe gjermania me grupe jugu, veriu, veriperendimi dhe grupi i Bavarise. Ndarja e kategorise se pare 2X 10 eshte skandaloze.

  7. toni fr says:

    Fieri luzhnja elbasani gjhirokastra saranda shijakui shkumbini dinamo ne jug.ne veri lezha eshte qyteti me i madh ne grupin e veriut dmth kemi 1 milion banore ne jug e 60 mije ne veri

  8. goni says:

    Ala ska dal ne pension ky?

  9. Opinionisti says:

    Ky gjithmone ka bere si filozof por ne fakt ka qene kalli bosh.

    Gjithmone pa logjike si dhe ne rastin ne fjale ku ndarja gjeografike ka te beje strikt me shpenzimet e udhetimit. Kursehet karburant dhe nuk shpenzohet per qendrimin ne hotel pasi lojtaret e atyre kategorive kane rroga pak me te mira se nje punetor llaçi.

  10. Zgjidhja says:

    Jo histori gjeografi kirurgjikale në futboll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje