Laporta: Çështja “Pogba” e bëri Barcelonën qesharake

3 Korrik 2015, 15:52Sport TEMA

Ish- presidenti dhe kandidati për postin më të lartë administrativ të Barcelonës, Joan Laporta, vazhdon sulmin frontal ndaj drejtuesve më të lartë të klubit katalanas. Këtë radhë në shënjestër të Laportas është vënë drejtori sportiv, Ariedo Braida. Sipas Laportas, njeriu i merkatos dështoi totalisht në lidhje me çështjen “Pogba”, duke u bërë madje edhe klubin qesharak.

Në intervistën dhënë për radion “Cadena Ser”, ish presidenti shtoi se çelësi për të zgjidhur këtë çështje është në duart e agjentit të lojtarit, Mino Raiola. “Unë e respektoj shumë Juventusin por nëse do të kishte një interes të vërtetë për mesfushorin, operacioni duhej të ishte mbyllur në një mënyrë tjetër”, nënvizon Laporta.

Një tjetër pikë ku kapet 53-vjeçari është edhe ajo e Arda Turan, i cili nuk është zyrtarizuar ende në radhët e Barcelonës. “Është e padrejtë sepse po punojnë me Turam për të hequr vëmendjen nga Pogba”, shton Laporta duke e mbyllur intervistën e tij me një koment për Lionel Messin: “Me të kam marrëdhënie të shkëlqyera. Unë mendoj se blerjet e shoqërisë duhet të bëhen pas konsultave edhe me Lionel Messin”.

6 komente në “Laporta: Çështja “Pogba” e bëri Barcelonën qesharake”

  1. Pogba says:

    Mire e ka, eshte mesuar te jape leke nen dore dhe te mos pyese per klubin qe zoteron kartelen e lojtarit. Prandaj Barcelona nuk ben dot mercato deri ne janar te vitit tjeter.
    Hajde lale, hudh 80 mln + Gerson ene Pogbe eshte tendi …. .

  2. gjembaci says:

    padyshim qe do pyetet lionel messi sepse ai e di se ku duhet nderhyre ne merkato dhe se atij me gjithe mend i dhemb ekipi sepse ka ardhur aty qe 10 vjec
    ana tjeter eshte se laporta ben shume lufte mediatike qe ta heq qafe presidencen aktuale dhe mire e ka derisa keta qe jane sot ne drejtim nuk dine se si ti tregojne dhembet presidences rrugacerore madrilene me perezin ne krye , brenda rregullave e cila ne bashkepunim dhe me blaterin ja kane ngulur thiken mbas shpine barcelones .
    por zoti vonon por nuk harron dhe barca i mori qe te gjitha sivjet .

  3. Pogba & Laporta says:

    @Kaktusi
    Iteresant kjo puna jote. Sa here qe lexoj ke kjo gazete, shof qe nga fillimi i shkrimit deri ne fund, me shume merresh me realin e madridit sesa me thelbin aktual te problemit.

  4. gjembaci says:

    po une natyrisht qe me “armikun ” imagjinar do merem ,me ke tjeter .
    kam nje sentence nga te paret e mi qe do ta them me dy fjale ;
    kurre mos e shko nder mend qe ti besh nje te keqe nje tjetri pa ta bere ai ty me pare .
    por ,more bir ,me thoshte im ate ,-ne se ta bejne nje te keqe ti shlyeja dhe beji dhe nje me shume se pastaj zoti ka radhene tij qe ti beje dhe nje tjeter me shume .
    po pse me loje te piset do fitoje reali kunder barces duke ja bllokuar shit-blerjet ?
    pse me kontrolle te befasishme e te “rastesishme ” anti doping ( 14 per sezonin 2014-2015 ) do ta mposht reali barcelonen ?
    pse me shalet e irines duke ferkuar koqe-fishkurin blater so ti merte ronaldo topet e arta sic dhe i mori ?
    pse a nuk kam te drejte une ne komentet e mia ?
    gjej dhe ti “pogba-laporta ” argumentet e tua ne kampin tim dhe hajde qe te debatojme .
    une e kam shkruar te bardhen mbi te zeze qe laportes nuk i plas per barcen ,por mundohet te beje nje lidhje te “shkurter ‘ qe t’ia “djege” si llambat e zerit dhe ato te figures televizionit bardh e zi te bartomeut dhe i kujton ate shprehjen : o lele e dua per vehte .

  5. pse says:

    gjembaci;;;;;;
    ke harruar pa thene; pse e meritonte mesi trofeun si lojtari me i mir i boterorit????

  6. gjembaci says:

    pse e meritonte ?
    po sikur eshte lojtari me i mire per te gjitha koherat dhe i ka thyer te gjitha rekordet e pathyera deri me sot ne nje moshe qe asnje nuk do mundet ti thyeje edhe per nja 50 vjet apo ci q..temen ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje