Një shqiptar në “orbitën” e Juventusit.
Paralelisht me të tashmën, nënkampionët e Europës planifikojnë edhe të ardhmen duke synuar të pasurojnë me talente organikën e skuadrës të të rinjve.
Në këtë mënyrë, ata kanë futur në listën e objektivave të merkatos edhe të riun shqiptar, Rey Manaj, emri i të cilit është lakuar edhe në të shkuarën në ambjentet e klubit torinez.
Lajmi bëhet i ditur nga eksperti italian i merkatos, Gianluca Di Marzio, raporton Super Sport.
Aktualisht, Manaj është pjesë e skuadrës së Cremonenses në Lega Pro.
Disa javë më parë, interes për Manaj shfaqi edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ndërsa Interi zhvilloi një sondazh për 18-vjeçarin shqiptar.
Me 23 ndeshje zyrtare dhe 2 gola të shënuar gjatë sezonit të shkuar, sezon, Manaj ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të cilët kanë ndjekur disa ndeshje të tij në Kategorinë e Tretë.
Ai ka lindur në qytetin e Lushnjes në vitin 1997 dhe u transferua në Itali te Sampdoria dy vjet më parë.
Manaj u bashkua me Kombëtaren shqiptare U-19 në vitin 2014 ndërsa aktualisht është pjesë e kombëtares Shpresa.
Ky eshte i mire vertet.problem ka pordhet se nuk pason teper individual
Hajde çuni jon forca, kombetarja jon ka nevoj per talente te rinj,te urojm suksese dhe puno fort te arrish maksimumin te urojm suksese.
Pordhet e medha grisin breket e te zotit.