Portugalia duket se po i vë shkopin nën rrota Real Madridit.
Përpjekjet e përfaqësueses portugeze të 21-vjecarëve u shpërblyen duke siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Brazil 2016 dhe tashmë ata deklarojnë se janë duke marrë në konsideratë mundësinë për të aktivizuar pikërisht Kristiano Ronaldon si një prej tre lojtarëve mbi 23 vjec.
Të dhënat flasin qartë për kundërshtimin e Realit për pjesëmarrjen e yllit portugez në këto Lojëra Olimpike, duke qenë se pikërisht në atë kohë parashikohet edhe starti i sezonit të ri të La Ligas.
Ndaj për Los Blancos mungesa e 30-vjecarit do të kishte kosto.
Ndaj pyetja që shtrohet është nëse Ronaldo do të jetë ende në Santiago Bernabeu në celjen e sezonit 2016-2017?
Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Fernando Gomez deklaron se organizimi për Rio 2016 është ende në fazë fillestare, por pohon se Ronaldo mund të jetë pjesë e panoramës finale.
16 skuadra do të konkurrojnë për medaljen e arit në futbollin e meshkujve për evenimentin e Rios, duke patur edhe konkurencën e tre skuadrave të tjera europiane të konfirmuara si Gjermania, Suedia dhe Danimarka.
Ronaldo shënon një karrierë të shkëlqyer në nivel klubesh por duket se lakmon edhe më shumë arritje me fanellën e përfaqësueses, ndaj ky është një tjetër rast i mirë për të.
Cfare KAR-iere te shkelqyer ka kjo Vajza RonaldA ne nivel klubesh per periudhen Gusht 2009 -6 Qershor ?
Provokimit le ti pergjgjemi me WIKIPEDIA-n sepse ajo e ka te SHKRUAR te BARDHEN mbi te ZEZEN e Naldes ,gjithmone kur krahasohet me GJENIUN MESSI .
Nuk dua qe tu ha me shume kohe ,por kjo eshte pergjigjja me Autentike .
Vamos questa noces MESSI + ARGENTINA versus Paraguay !
po a shahet ky lloj lojtari e kungull ku eshte super kampion mos bestemio o trap
Te te rroje dhe e pac me jete si trapin ronaldo dhe ty o dell i tymosur .
Besoj qe te dhembi mbreme kur Argjrntina kaloi ne finale ,