Mesi: Nuk e kuptoj pse e kam kaq të vështirë të shënoj me kombëtaren

27 Qershor 2015, 16:17Sport TEMA

Lionel Mesi, Serxhio Aguero, Karlos Tevez, Ezekiel Laveci, Gonzalo Higuain dhe Angel Di Maria nga njëra anë, Hames Rodriguez, Radamel Falkao, Xhekson Martinez, Karlos Baka, Teofilo Gutierrez dhe Huan Kuadrado nga ana tjetër.

Një arsenal i tërë sulmuesish por asnjë gol i shënuar.

Ishte kjo ajo që prodhoi sfida cerekfinale e Kupës së Amerikës mes Argjentinës dhe Kolumbisë, me kombëtaren albiceleste që arriti të kualifikohej vetëm pas goditjes së 11-metërshave, sepse ndeshja përfundoi në barazim 0-0.

Disa prej tyre nuk zbritën fare në fushë, por që gjithsesi me kaq shumë emra të frikshëm në sulm tifozët e pranishëm në Estadio Sausalito në Vina Del Mar të Kilit prisnin një breshëri golash.

Por, dicka e tillë nuk ndodhi dhe ato që triumfuan ishin mbrojtjet.

Argjentina edhe pse e dominoi sfidën nuk arriti të realizonte, por kjo e ka një shpejgim dhe atë përpiqet ta japë ylli i La Selecion, Lionel Mesi.

“Është e tmerrshme sesa shumë më kushton për të shënuar një gol me kombëtaren.

Ndaj Kolumbisë luajtëm ndeshjen tonë më të mirë në Kupën e Amerikës.

Krijuam shumë raste për gol por për fat të mirë edhe pse nuk shënuan gjatë 120 minutave arritëm të kualifikoheshim vetëm pas penalltive. E merituam këtë fitore”.

Pas kualifikimit në gjysmëfinale tashmë objektivi i Argjentinës është të fitojë trofeun e Copa America, që për La Selecion do të ishte i 15-ti në histori dhe i pari pas vitit 1993.

26 komente në “Mesi: Nuk e kuptoj pse e kam kaq të vështirë të shënoj me kombëtaren”

  1. niko says:

    ……ndeshjen e shikova ne kompjuter por 90 minuta e pastaj penalltite , ku ishte shtesa……….

    1. Best says:

      Niko
      CONMEBOL e ka hequr shtesen 30 minuteshe qe prej sezonit te kaluar
      per shkak te temperaturave, lodhjes, demtimeve etj etj………
      kalon direkt tek penalltite
      Ne fakt Amerika Latine eshte i vetmi kontinent qe sjell risi te futbollit boteror ne bote
      Ka mbetur tradicionale vetem tek loja e forte, pra nuk ben shpikje moderne loje, por ben te anes teknike
      Kujto vijezimet me shkume te goditjet e denimit qe u aplikuan ne Boteror
      Latinet e aplikonin prej me shume se 5 vitesh ate metode
      eshte efikase
      Sa per ndeshjen meqe me jepet rasti Argjentina e meritoi plotesisht, eshte pse ishte konfuze
      15 me 1 gjuajtjet ne porte
      si deshi fati dhe goli nuk hyri edhe per merite te portierit Ospina, shume i talentuar
      Por me mire te humbasi ne ate forme argjentina se te fitoje si me Xhamajken
      Messi ka qene i papermbajtshem, por pak i shperqendruar ne finalizim
      Kolumbianet e ndalen vetem me faulla, gjysmat e te cilave gjyqtari si dha se ishin ne kufi te zones dhe mund te shenonte me goditje denimi
      Nga ndeshja qe pashe gjyqtari donte qe argjentinasit te digjeshin, por nuk gjeti dot hapesiren se Kolumbia vetem nje here shkoi ne porte
      gjithe te mirat

      1. Pelasgian says:

        Hajt se do fitoje finalen ….un ket parandjenje kam !!!!

        S’ka PANZERA ne Amerike Latine ….;)

    2. Truku says:

      Sepse ndeshjet trukohen. te thone ‘mos sheno’ dhe ti ate ben.
      Je thjesht nje manikin i pasur dhe me fame
      nje i vdekur qe vrapon!

  2. niko says:

    ………nje ndeshje e luajtun me inate individuale nga lojtaret argentinas kunder kolumbianve…….keta sulmonin…..ata mbronin……kot , ketu nuk kish as taktike as ide per argentinasit me gjithe talentet qe ka….ata rane ne murin beton kilian e thyen talentin e tyre , per argentinasit ra ne sy se nuk kan godites te klasit as lojetar ne ajer ne sulm e te tjera ,,,,,,por fati qe me ta pa merite………

  3. fatja says:

    e thjeshte,pleshti,ti i nxjer geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve….ti kurre nuk do jesh nje MARADONE qe ta udheheqesh ARGJENTINEN ne kompeticionet nderkombetare….ti mund te jesh lojtari me i mire i te gjitha koherave,por me vjen shume keq,ti KURRE nuk do te jesh nje KAMPION I BOTES!!!!!!!!!!!!!!

    1. Best says:

      Fate mos je gje Boracho ne keto momente qe e ke shkrujt
      nejse, te falet
      hahahahahah
      Boracho do te thote i bere tape
      Ik e shiko ndonje skuader si dinamo apo 10 korriku

    2. argenti says:

      Ik mor ha ndonje tas fasule se te kalon…

    3. Iliri says:

      Dukesh qe je INJORANT futbolli… ik e pi noi teke raki me Sul Staroven e para se te diskutosh per MESSIN disenfikto gojen or DEBIL …

  4. England says:

    Duhet patjeter te konsultohesh me specialistin me te njohur ne bote te futbollit te famshin TOTILA dhe menjeher problemi zgjidhet.

    1. Best says:

      England, te iku dhimbja e sumes ty, apo akoma
      hahahahahahaha
      shyqyr e nxorret koken sa u hodh nje artikull diversionist
      Messi eshte Messi do mbetet Messi
      po ti England kush je, sumatricja besoj….

    2. Pelasgian says:

      HAHAHHAHAHAHAHAHAHAHAHAHHAAHHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHA !!!!!

      ME LOT ME LOT !!!!!

    3. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

      “England ” !
      Me qe ti del ndonjehere si Izotop sepse gjithmone ke nje Elektron me teper ,pra je me ngarkese Elektrike negative ,une do te sugjeroja vetem nje GJE fare te VOCKEL .
      Hyr tek WIKIPEDIA dhe bej nje paqyre midis MESSI-MARADONA dhe aty do ta gjesh te verteten se kush Eshte LUAN MESSI qe ne radhe te pare ESHTE I LINDUR ,I PASTER GJENETIKISHT dhe ka mare aq trofe sa maradona SIKUR TE KISHTE 5 JETE KURRE nuk do ti merte .
      Te provokosh me nje Kupe Bote qe mori MARADONA kur te gjithe e pame se si shenoi me dore golin e pare kunder Anglise ,pavarsisht se me mbas Shenoi golin ME TE BUKUR te HISTORISE ,eshte deshperimi i THELLE I JU BARDHOSHKAVE te transformuar .
      Ju qe mundoheni qe te beni krahasimie ,duhet te dii qe MARADONA gjithmone ishte nen efektine E DROGES ,kurse MESSIT vetem ne 2015 i jane bere 14 kontrolle te “RASTESISHME ” .
      MESSI ne te 4 takimet qe Argjentina ka luajtur deri me tash eshte Cilesuar si gjithmone “”LOJTARI i NDESHJES”.
      Por te gjithe ju jeni bere si ZAGARET e TERBUAR nga ajo qe beri SIVJET PLESHTI kur i mori te TRE TROFETE VETE dhe duke habitur Boten me driblimet e tij dhe sidomos Golat qe i shenoi SS-NOJER , duhet te HESHTNI si HESHTJE VARRI sepse eshte EPOKA e MESSIT .
      Kush e pa ate FANTAZMEN e arbitrit te 2002 kunder ITALISE me KORENE e JUGUT mbreme kur nuk i dha 2 PENALLTI ARGJENINES dhe 5 karton Te KUQ kunder KRIMINELVE KOLUMBIANE .
      Me shume ju u tmerron sonte humbja e BRAZILIT sonte me PARAGUAJIN i cili per mua eshte ekipi me simpatik dhe solid i kesaj kupe .
      Latinet ,duam apo nuk duam duhet ti falenderojme per Futbollin Super-teknik dhe SUPER -TAKTIK QE LUAJNE si burrat dhe nuk ndalen asnje sekonde .
      Risia tjeter eshte se ne Ameriken Latine te GJITHE EKIPET jane te BARABARTE kurse ne EUROPE kemi ITALINE ,GJERMANINE ,SPANJEN dhe FRANCEN sepse te tjeret jane shume -shume poshte
      Tek LUAN MESSI jane mbledhur te gjtha cilesite me Spektakolare qe ndonje lojtar ka patur ndonjehere .
      Shikoni MAGJIKUN ….MESSI se sa ma lehtesi i kalon mbrojesit dhe para portes vepron ne menyre te pameshireshme .
      Kur permendim MESSIN , nenkuptojme EINSTEININ , me formulen e tij te fameshme E= mc2 .
      MESSI sic duken gjasat edhe per nja 40-50 vjet do te jete i pa-arritshem .
      Ty “England ” ,vetem ” BESTI ” ta gjen PENICILINEN qe te paralizon ,prandaj rri urte dhe mos hyj ne “”TOKE te XANUN ” !

  5. Ajaxs says:

    Mesi te barcelona eshte nje ekip i tere qe punon per ty.

  6. Kiko says:

    Ajax ,ke te drejte.e kam thene dhe here te tjera.messi(leshi) nuk eshte Maradona qe te udheheq kombetaren per fitore.tek Barcellona i gjithe ekipi luan per te.

  7. Opinionisti says:

    Sepse ne kombetare nuk eshte Xavi dhe Iniesta qe te krijojne hapesirat.
    AI qe krijonte i vetem hapesira quhet MARADONA.

  8. Pelasgian says:

    Ore pa Barcelone e me Barcelone ky ka tregu se eshte TOP dhe per mendimin tim ja ka kalu Maradones !!!!

    Jepi Messit KOKA e shife se te bo RREVOLUCION BOTROR NE FUTBOLL , fluturo ne fushe me topin pa ra n’toke !!!

    LOL!!!!

  9. maradona 78 says:

    a more nipce,
    nuk dua te flas fare se me vajti tensioni 22,
    po ca beni mo trima pse e lini veten ne dore te penalltive.
    Luajten mire shume po ce do nuk finalizonin.
    Kolumbianet luanin shume rende.
    Tevezi permiresoji gabimin qe beri 4 vjet me pare me uruguajin
    me te lehte e kemi pasi brazili iku megjithese eshte per te ardhur keq si eshte katandisur.
    flasim te marten tani
    kali tiqi
    buona fortuna
    good luck
    Vamos Argentina
    vamos la mio paese
    Vamos mio sangre

  10. gjembaci says:

    “maradona ” !
    argjentina e ’78 ishte me e mira e te gjitha koherave si perberje lojtaresh ,me fillol,olguin,galvan,passarella,tarantini,ardiles,gallego,ortiz,bertoni,kempes dhe luque .
    pastaj per mua si perberje lojtaresh vjen ajo e ’86 me pumpidu ,por qe ne vend te tij carlo bilardo duhej te merte filolin ,te cilin ai nuk e pelqente ,pastj vijne me radhe cuciuffo,rugeri ,olarticoechea,giusti ,batista,burruchaga ,enrique ,maradona ,valdano dhe brown .
    argjentina e 2014 dhe kjo e 2015 pervec messit ,te tjeret pavarsisht nga emrat lene shume per te deshiruar .
    te kesh messin ne ekip dhe ti japesh topin e pare ne minuten e 9 sic dhe bene legenat e argjentines me ne krye di marian ( per te cilin reali paska bere punen me te mire qe e ndoqi se bashku me higuainin) eshte absurde .
    pastaj dhe arbitri ishte nje shtaze kur donte qe ta conte lojen tek penalltite
    ne se e ke ndjekur argjentinen me kolumbine ,kolumbianet luajten si kafshe dhe duhej te mernin shume kartone te kuq .
    ana tjeter ishte se arbitri nuk donte qe argjentina ta fillonte shpejt lojen kur ajo ishte e ndaluar si me faulle ,me out apo me korner nga frika se mos e kapnin kolumbine te papregatitur .
    kolumbianet gjithashtu ,vec qe gjuajten nje here te vetme ne porte e vononin lojen qellimisht qe te shkonin tek penalltite ,por pikerisht tek penalltite argjentina ka portierin me te spikatur ,romeron qe me kujton dukadanin e steauas se bukureshtit ne finalen e kupes se kampioneve ne 1986 kur kapi te gjitha penalltite qe u gjuajten ne kuadrat ,pikerisht kunder barcelones .
    se kush eshte me i madhi ,messi apo maradona ,kjo eshte subjektive ,por llogarite behen ne fund kur messi do ta mbyll karrieren .
    paraguaji per mua eshte ekip simpatik ,por qe vuan ne finalizim ,pavarsisht se ben nje hapje model dhe moderne te lojes .
    shpresoj qe te marten argjentina te mos kerkoje me ndihmen e penalltive ,por rolin kryesor do ta kete arbitri i cili dhe mbreme donte eleminimin e paraguajit.

  11. GMT says:

    Çdo betejë me Totilan e keni apriori të humbur.Ai është mbret i replikës.Sa më pëlqeu ajo me izotopin bredhës.Shfrytëzoj nga rasti t’i përshëndes që të tre;Totilan,Bestin dhe Maradonën.

    1. GMT says:

      Mos ta anashkaloj edhe gjembaçin

  12. england says:

    Cdo kush ne kete cat perfaqeson veten,dhe njohurite e tij per futbollin!Per nje apo disa arsye mundohem te jap komentet e mia per ate qe permban artikulli(me pas mund te replikoj me ndonjerin qe e kam kundershtar)por ne te gjitha komentet e mia se pari i kushtoj vemendje shkrimit,ndersa sot po vendos te kujtoj disa lepurushave si puna e ketij Best of shit,se nese ti i je drejtuar me ato fjale atij qe ka folur per dike si ekspert futbolli,ne kete rast England-it eshte e drejta jote,duke te kujtuar se ai perfaqeson idete,dhe mendimet e tij,fati i mire eshte fakti se England e perdor nick-un e tij si benzine per ta ndezur “luften” midis nesh!Por ai ka zgjedhur ate nick te perafert me nick-un tim me ndryshimin e vetem qe atij i fillon me E-te madhe ndersa une me england,pra e-te vogel,me kete sqarim do desha ti them dikujt ketu ne forum se une di te perballem me cdo tip pa asnje ndrojtje,dhe e kam bere kete gjithmone,dhe pa pasur nevoje per SUFLERE,apo mbeshtetes sic disa i bejne fresk njeri-tjetrit qe me kujtojne ushtaret e partise blu!Per kete nuk ju ve faj pasi jeni brez i ndryshem,dhe mentaliteti nuk ju le te shkoni perpara,pa pare nga e shkuara.Tani po e kthej ne personale duke te thene ty Totila se mua nuk me duhat te hyj ne faqe te internetit sepse ma keshillon ti,ty qe nuk te mban shume truri mund ta besh kete gje,arsyeja tjeter per te mos e bere kete eshte fakti se di gjithcka qe me duhet mbi lojtarin tend te preferuar,pasi e admiroj per ato qe ben ne fushen e lojes,por kurresesi nuk e njehsoj veten me te sikur ben ti,ai eshte Messi dhe eshte budallallek te mos e respektosh per ate qe dhuron ne fushat e lojes,por menyra se si te flet per ate njeri eshte e ekzagjiruar(mendimi im)Edhe sikur djali yt te ishte perseri nuk do mund te beje kaq shume leksione per ti mbushur mendjen e komentuesve,sa me racional dhe modest do i rrisje me teper vlerat e tua,pasi ti e kutpon futbollin,nuk je si ai Best of shit qe degjon thjesht ndonje koment nga njerzit qe e rrethojne,dhe vjen ketu e na tregon arrat.Pra per mos tu zgjat me teper megjithese kemi shume kohe qe shkruajme ketu,akoma nuk ke arritur te kuptosh llojin e komunikimit qe une bej,nderkohe qe kujtoj kohe perpara se kur te tjeret shkruanin ne emrin tend,isha une qe nuk besoja ato qe ata shkruanin te maskuar nen nick-un tend.

    1. best says:

      england
      E shikoj qe e ke shfryre dufin mire, por edhe ti duhet ta shohesh qe une kam klikuar tek opsioni pergjigjuni per ate Englandin, keshtu qe nuk ke pse e merr me revan
      Une i pergjigjem atyre qe me sulmojne dhe besoj se ka me shume se nje vit qe ketu me kane ofenduar nje pjese e pijaneceve qe hyjne ne kete forum, e di shume mire qe e bejne per benzine zjarri, por edhe une zjarrit me pelqen ti pergjigjem me zjarr
      sa per paragjykimin qe ke per mua per njiohjen e futbollit, po ta le mendimin tend se s’kam nder mend te jap provim
      nese ke argumente jepi dhe une te degjoj dhe komentoj
      per te tjerat s’ia vlen te debatoj kot me koti
      shumica qe hyjne ketu vijne per te nxjerre pijen, jo per te folur per futboll
      jam i mendimit se ti s’je i tille se e kam vene re ne komentet qe ben se ke arsye
      kjo nuk justifikon gabimin tim ortografik, por nese e ve re mire une i pergjigjem fill pas komentuesit, pra ne kete rast atij Englandit qe eshte Borracho dhe jo atij esull, qe je ti
      une nuk kapem kot me njerezit dhe nje pjese ketu me ndjekin dhe i ndjek dhe njohim njeri-tjetrin per ato qe shkruajne
      une nuk ofendoj askend qe nuk me ofendon
      tani ketyre te tjereve skam cu them tjeter vecse te merren me topet e messit, i varen apo si varenme kupton besoj
      sa per ronaldon e kam thene si lojtar e vleresoj, si njeri e percmoj dhe do ta percmoj, se sme le mundesi tjeter ai vete, jo per gje…ky eshte mendimi im logjik
      nuk jam si Pellazgu qe thote s’ka pancera, normale qe ska pancera se i palloi messi ne gjysmefinale pancerat, e la ne bythe portierin me te mire te botes dhe ia drodhi kembet mbrojtesit me te mire te botes
      Eshte si puna e Anjshanjit ose strephen hawking, nese nuk i ndjek dot keta shkencetare, mos u krruaj kot dhe mos u mburr
      me fal qe replikova gjate, por isha i detyruar, besoj me kupton

  13. maradona 78 says:

    I dashur Totila:
    Pavaresisht respektit per ty nuk jam dakort me disa aspekte:
    Jam njohesi me i madh i futbollit argjentinas, kam veshur fanellen e Mario Kempesit dhe jam antar i Bocas qe me 76 fal dajave te mi ne argentine.
    Tani le te flasim hapur per disa te meta e tua:
    1. Mos perdor ofendime ne komente.
    2. Mos fol aq keq per Ronaldon sepse ai eshte nje lojtar epoke.
    3. Une e dua Messin me shume se ty edhe se cdo shqiptar ne bote por edhe Maradonen mos e degjenero me ato fjale. Ne qe shkruajme ketu na lidh dashuria per futbollin apo jo dikush me pak e dikush me shume.
    E kuptoj dashurine tende per Messin edhe per kete me je futur ne zemer por degjo me vemendje:
    Mos harro vapen e cmendur ne Mexike kur Pipe shenoj golin kunder anglise
    Mos harro 30 faullet e Gentiles me 82 ne spanje
    Mos harro mberitjen ne Napoli
    mos harro thyerjen e kembes ne spanje me 84
    mos harro mos harro
    zoti solli vetem nje e vetem nje per topin edhe ai eshte Maradona

  14. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    “england ” !
    Nuk kam patur qellim kurre qe te ofendoj as Ty dhe as te Adhuruarin e “” Maradones “” ,MARADONEN origjinal
    Ne se dikush mundohet qe ti fut Benzol zjarrit duke perdorur nickun tend as ti dhe as une nuk e ndalojme dot .
    Dikur ne fillimet e tua ma ke bere te qarte Statusin tend perpara viteve ’90 ,bile dhe kemi debatuar ,mu per kete te vlersoj .
    Une e shikoj Futbollin nga nje kendveshtrim tjeter ,ndryshe nga ty apo nga cdo kush tjeter .
    Nuk di qe te bej specialistin por une kam parametrat e mi dhe ne do ndeshje ,atje ku me intereson mbaj shenime me shume se MURINJO (( mos me paragjyko qe e hodha poshte mantelin e modestise ).
    Ne A.Latine futbolli eshte vete JETA ,AJRI ,DIELLI dhe gjithcka .
    Futbolli per kombet e varfera latine eshte PERENDI njelloj sikur Brazili ,Uruguaji ,Argjentina e te gjithe te tjeret .
    E kam te qarte qe Luften per ME TE MIRIN e te gjitha koherave ,MESSI e ka me MARADONEN ,por kjo gje do te vendoset ne fund te karrieres se MESSIT ,por pavarsisht se ketu ka subjektivizem per mua MESSI e ka fituar Titullin e me te mirit ne bote PER TE GJITHA KOHERAT ne raport me MARADONE ne te gjitha aspektet si INDIVIDUALE apo EKIPORE .
    Per nga numri i trofeve MARADONA eshte 5-6 here me poshte MESSIT .
    Ne se disa mbahen fort tek ajo Kupe Bote qe MARADONA mori ne 1986 ,kjo eshte si LUFTA ne RAPORT ME politiken ,duke e ditur se Lufta eshte vazhdimi i POLITIKES ,por me forma te tjera .
    MARADONA kishte Grinten e jashtezakoneshme dhe u IMPONOHEJ ,Bashkelojtareve me dhune ,kurse MESSIT qe nga 36 vjecaret (( shoket e tij ) i Binden me Fanatizem te jashte zakonshem .
    Me qenese me mua je i drejteperdrejte ,atehere me duhet mua qe te jem me ty i drejteperdrejte .
    “GMT ” eshte nje “PERLE ” nje risi ne kete blog ,jo per faktin se eshte i “Zjarrte ” sikur Ti dhe une ,por komentet e tij jane High Class ,sepse asnje sikur Ai nuk di te perdor te gjithe arsenalin Fonetik ,Morfollogjik sintaksen ,por Sidomos Metaforen si Krahasim ,gje qe asnje nga ne ketu nuk e ben dot .
    Ai eshte per POLICENTRIZMIN ne se e ke vene re kurse Ti dhe une jemi per HelioCentrizmin .
    P.sh ,une e kam Deklaruar dhe e deklaroj perseri se :
    Lojtari ME BURREROR ne Bote per te gjitha Koherat eshte BOBY CHARLTON .
    Kjo eshte AKSIOME ose POSTULAT .
    “”MARADONA “”!
    Une jam i “”Prere ” ndryshe nga te tjeret si “MASE ”
    RONALDON nuk e pelqej sepse po ta perseris :
    Kur te behen llogarite ne fund ai nuk do gjendet as ne mesin e 200 lojtareve me te mire te te gjitha koherave ,dhe per kete une jam i bindur .
    Vetem po ta le ty ne dore qe te besh Krahasimin midis TIJ dhe MESSIT ,per periudhen ,GUSHT 2009 -6 QERSHOR 2015 ,kohe kur ai erdhi tek REALI .
    MESSI ne cdo apekt eshte mbi te eshte SUPERIOR ,ne GOLA ,ne Topa te ARTE ,ne TROFE INDIVIDUALE ,EKIPORE ,ne REKORDE qe RONALDO kurre nuk do ti Thyeje edhe sikur te rifilloje nga e PARA sepse “TEMPO SE NE VA “.
    MARADONA ,po ashtu qe eshte me poshte se MESSI dhe Ajo Kupe Bote nuk ka pse te jete “Gozhda e Nastradinit .
    Me behet shume qejfi qe ke veshur Fanellene e MARIO KEMPESIT ,dhe ate te BOCA JUNIORS-it .
    Ne se MARADONA e shenoi kunder Anglise MESSI e shenoi kunder nje ekipi me te dobet si GETAFE por une nuk dua qe ta permend .
    Rruga per tek Goli e MESSIT eshte UIKALE ne boten e futbollit .
    GIENTILE ? ,ate pune kishte ai qe te “”RRUANTE ” sic dhe i Rroi si MARADONEN si PJER LITBARSKIN si ZIKON .
    Pastaj ITALIA eshte i vetmi komb ne Bote qe Te pakten 2 Kupat e botes 1982 dhe 2006 i ka mare me GJAK e DJERSE e me shpirt ,si asnje teter ne bote .
    Koha na tregoi se MARADONA rregullisht Drogohej ,prandaj shkoi dhe ne NAPOLI ku ne ate bote NAPOLI SI DHE sot eshte “SHTET me VEHTE “.
    Mos harro se vetem disa vjet me pare Kamorra Napopitane kishte Vrare ALDO MORON dhe i beri zbor Shtetit Italian te asaj kohe .
    Shkrova gjate dhe u pershendes te gjitheve dhe dua qe Argjentina ta ngrerelart Kupen e A.Latine ,por me pare duhet te kaloje PARAGUAJIN qe per mua ,nuk kam pse ta fsheh ,qe Qendrojne me lart se te gjitha ekipet e tjera deri me sot ne kete Kupe qe po luhet ne Kili .
    Jam i limituar dhe i censuruar ne menyre konstante nga “TEMA ” ,prandaj nuk shfaqem dendur .

  15. Epic says:

    Pse nuk shenoj thote se duhet te jesh lojtar i madh o shoku. Shikoji paraardhesit e tu lunin njelloj si me skuadrat ne kampionate edhe ne kombetare po per ty edhe CR7 luan a tere skuadra prandaj dilni mire kurse ne kombetare jeni thkeshte lojtare normale sa kur mendoj qe keni cmime edhe rroga aq te medha mendoj se sa shume do te shiteshin lojtaret e vertete te medhenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje