David De Gea vazhdon të jetë objektivi kryesor i portës së Realit të Madridit, por gjithsesi madrilenet në rast dështimi të kësaj tratative janë duke përgatitur edhe një plan B.
Në rast se Los Blancos nuk do të arrijnë të mbyllin tratativën për të afruar portierin e Manchester United, ateherë mund të mbyllin gjithcka me portierin e Bayer Leverkusen, Bernd Leno. Sipas Marca-s, klauzola e largimit të portierit gjerman nga Leverkusen është 18 milionë Euro dhe bëhet e ditur se nëse madrilenët mbeten pa një objektiv për portën mund të paguajnë shumën e kërkuar për të afruar portierin gjerman.
Gjithsesi ne Madrid një cështje më vete është kthyer edhe ajo e qendërmbrojtësit Sergio Ramos, I cili ditët e fundit është përfolur për një largim të mundshëm te Manchester United. Vetë Ramos mendohet të ketë pasur një takim me presidentin Florentino Perez, ku edhe kanë diskutuar rreth se ardhmes. Ndoshta pas këtij takimi mbrojtësi dhe presidenti I Realit kanë rënë dakord për largimin e Ramos nga Bernabeu, por gjithsesi për të do të kërkohen 90 milionë Euro. Madje te madrilenët kanë filluar të mendojnë edhe për pasuesin e tij në qendër të mbrojtjes. Leonardo Bonucci I Juventusit është një mundësi pasi mbrojtësi bardhezi I ka pëlqyer shumë drejtuesve madrilenë në përballjen direkte në Champions. Ndërkohë Real Madrid pëlqen edhe dy qendërmbrojtësit e Valencias, Nicolas Otamendi dhe lojtarin origjine shqiptare, kampionin e botës Shkodran Mustafi. Por si alternativë e fundit për mbrojtjen është edhe Laurient Koscielny, që mund të formonte një dyshe mbrojtje të gjithën franceze bashkë me Raphael Varane.