Taulant Xhaka, gjithnjë e më pranë Fiorentinës

26 Qershor 2015, 15:32Sport TEMA

Brenda pak ditësh është kthyer në kryefjalë.

Emri i mesfushorit  24-vjecar,  Taulant Xhaka spikat në vitrinën e merkatos italiane që pas zyrtarizimit të Paolo Sousas në stolin e Fiorentinës, që mesa duket e ka kthyer atë në objektiv parësor të përforcimeve për  grupin që do të drejtojë. Sic raporton dhe e përditshmja “Gazzetta dello Sport”, tashmë transferimi i Xhakës është thuajse i prekshëm sepse orët e fundit klubi vjollcë ka nisur tratativat e përshpejtuara me ekipin e Baselit për të arritur një marrëveshje.

Gjithsesi, nëse akordi do të arrihet ai do të jetë për një shifër më të ulët se sa 4 milionë Eurot që kërkojnë aktualisht kampionët e Zvicrës për kartonin e futbollistit të Kombëtares Shqiptare, me të cilën ai numëron katër ndeshje dhe të gjitha për eliminatoret e Euro 2016.  Ndërkohë që me klubin nga Sant Jacob Park Xhaka u aktivizua në plot 40 ndeshje në të gjitha kompeticionet, me një gol të shënuar në takimin kundër Thun. Mund të thuhet se në sezonin 2014-2015 pati një përformancë të shkëlqyer si në kampionat ashtu edhe në Champions League ku u aktivizua në 7 ndeshje si titullar me minuta të plota. Ndërkohë që portugezi Sousa e konsideron atë si një “xhol” falë aftësisë së legjionarit për t’u përshatur në cdo pozicion si në mesfshushë ashtu edhe në mbrojtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje