Çfarë dorëheqje?! Blater drejton shortin e Boterorit 2018

25 Qershor 2015, 19:25Sport TEMA

E pabesueshme, por e vërtetë.

Sep Blater vazhdon të drejtojë FIFA-n, edhe pse njoftoi tërheqjen pak javë më parë për shkak të skandalit që përfshiu institucionin më të lartë të futbollit botëror.

Ai do të jetë i pranishëm në hedhjen e shortit të fazës eleminatore të Botërorit 2018 në datën 25 korrik në Shën Peterburg.

Lajmin e bën të ditur tabloidi britanik “The Guardian” që citon ministrin rus të Sporteve, Vitaly Mutko, i cili shprehet:

“Të gjithë drejtuesit e FIFA-s do të jenë të pranishëm në hedhjen e shortit”.

Ai shton gjithashtu se Blater nuk do të mungojë pasi deri në zgjedhjet e reja ai vazhdon të jetë president i FIFA-s.

Marrëdhëniet mes Blater dhe presidentit rus, Vladimir Putin kanë qenë përherë të ngrohta dhe kjo konfirmohet edhe nga vendimi i fundit.

Një tjetër fakt interesant në këtë qëndrim është edhe konfirmimi i Rusisë për organizimin e Botërorit edhe pse caktimi i kandidaturës për këtë vend është përfshirë në hetim nga autoritetet amerikane.

Disa javë më parë, FBI lëshoi disa mandat-arreste për krerët më të lartë të FIFA-s pas hetimeve që nxorrën në dritë fakte korruptive për caktimin e disa vendeve organizatore të botërorit mes të cilëve edhe Rusia.

 

5 komente në “Çfarë dorëheqje?! Blater drejton shortin e Boterorit 2018”

  1. albani says:

    Normale
    Perse beni si te cuditur
    Do te jete ne post deri ne zgjedhjet e reja.

    1. mentori says:

      Z.Blater e ka pergenjeshtruar doreheqjen e dates 2 Qershor. Ai thote qe do te jete Kongresi i jashtzakonshem qe do te mbahet se shpejti , ai qe do te percaktoje dhe vendosi per largimin e tij. BPer gazeten Gjermane “bild” ka thene keto fjale..”Ich bin nicht zurückgetreten, sondern stelle mein Mandat an einem an einem außerordentlichen Kongress zur Verfügung.”

  2. albani says:

    Pastaj nje tjeter Blater do ta zevendesoje.
    FIFA eshte nje organizate mafioze,dhe organizata eshte e madhe dhe nuk ka vetem nje Blater.

  3. Ajaxs says:

    Blater ka mbeshtetje absolute nga Federata Afrikane dhe e Azise. Ai po te vere emrin per persident i FIFAs merr me shume vota se te gjithe kandidatet e tjere.

  4. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    Cfare lind prej maces ,miun zen .
    Tek Blateri ,eshte e cuditeshme se jane mbledhur ne karakterin e tij si Malok Zvicre ,Tiparet me negative te rraces njerzore si , Wagabond,Hajdut , Rrugac, Pervers ,Manipulator, Donzhuan ,Genjeshtar , e plot te tjera .Eshte Turp qe kjo Organizate e madhe Boterore qe quhet F.I.F.A ,qe prej 1990 dhe deri me sot ne me te shumten e rasteve e ka humbur krejt Kredibilitetin duke ua dhene Kupat e Botes apo duke nxjerre ne vende te treta ekipe qe nuk kane lidhje me futbollin .
    “”AJAX ” nuk ka asnje cudi qe vendet e BOTES se TRETE e zgjedhin ate serisht sepse ai lot me te ashtuquajturen Demokraci dhe Barazi .
    Blateri ne rastin konkret PERDORET nga Presisdente te tjere RRUGECE KLUBESH me emer per te luftuar ekipe te tjera ,por qe ne shume raste po u kthehet ne boomerang .
    Ajo c’ka me habit me shume ne rastin e tij eshte ajo qe :
    Prej nga i gjeneron gjithe ajo ENERGJI NEGATIVE ,cili eshte burimi i saj ,qe nuk shterron kurre dhe te mendosh se eshte nje 80 VJECAR !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje