Interi nxjerr në shitje Xherdan Shaqirin

24 Qershor 2015, 16:24Sport TEMA

Kur zbriti në Milano u prit si hero.

Tifozët e Interit shihnin te Xherdan Shaqiri lojtarin që do të bënte diferencën dhe do të ndihmonte skuadrën në objektivat sezonalë.

Edhe vetë sulmuesi shpresonte që duke lënë Bajernin e Mynihut të kthehej sërish titullar.

Por asgjë nga këto nuk ndodhi dhe aventura e futbollistit në kampionatin italian pritet të mbyllet shpejt.

I kativizuar në 20 ndeshje mes Serisë A, Kupës së Italisë dhe Ligës së Europës, Shaqiri shënoi vetëm tre gola në tre kompeticionet.

Shumë pak për një lojtar që duhet të ishte lider i skuadës zikaltër.

Po ashtu, dëmtimet e shumtë ndikuan në paraqitjet e lojtarit që tani është vendosur në merkato nga Interi.

Është trajneri Roberto Mançini, njeriu që e bindi të bashkohej me skuadrën italiane, ai që ka vendosur të largojë Xherdan Shaqirin.

Mediat italiane zbardhin prapaskenat e kësaj lëvizjeje të klubit zikaltër, duke i mbështetur ato në fushatën e blerjeve të mëdha gjatë kësaj merkatoje.

Pas blerjes së Kondobias, Interi është gati të transferojë edhe kroatin Perisiç, duke zvogëluar hapësirat e Xherdan Shaqirit në fushën e lojës.

Po ashtu, shitja e sulmuesit të kombëtares zviceriane do të sillte të ardhura të mira në arkën e klubit, që pretendon 15 milion euro për kartonin e lojtarit.

17 komente në “Interi nxjerr në shitje Xherdan Shaqirin”

  1. labi says:

    u mbure o bej u mbure sa u dhjeve ne poture. Fusha e futbollit eshte skene arti dhe jo xhami qe te falesh. Shko fshi bythen me gisht.

    1. Dreni says:

      Po ike ore labosh, puno noj gja mos. ja qaje hallin,, shaqirit aje ka??qekun mbi 40 milion € ne bank.

      1. ad says:

        pse duket sikur i ka me shumice genet e neandertalit ky tipi shalqiri.
        ?????

    2. Rezi says:

      O Lab djali, se te kam edhe patriot…..po ke pare lojtar tek Interi te bej hajer perveç Ronaldos. Shiko sa te iki nga Interi Shaqiri sa mire do ti eci….tung

  2. genti says:

    hahhaha fiks labi

  3. Agim Anastasi says:

    Mos u nxhitoni. Shaqiri u perplas keq me Mancinin. Ai u be pjese e nje ekipi ku seçili luante per vete. Eshte nje fat i madh per Shaqirin qe sa me pare ti largohet jo vetem Interit por dhe vet Italise. Ndoshta eshte rasti per te ndrequr gabimin,te kthehet sa me pare ne bundeslige.

  4. tono says:

    mallkimi qe nuk pranoj liverpool edhe pse e paguan me shume.

  5. Uji i ftohte says:

    Te gjithe ata qe nuk luajne per nenen Shqiperi te njejtin fat do te pesojne.

    1. ALBTI says:

      Komenti me i sakte.

  6. TANI says:

    XHerdan me kujton nje nje sportist te moshes time ishte nga gjirokastra quhej MILLO ne shqiperi e kishin te dores se dyte por ne GREQI u be futbolisti me ikerkuar,te uroj shendet dhe fat.

  7. Babuc says:

    Kte nuk e pelqen asnje ne skuader sa dhe vet Manchinit i doli nga qefi .
    Ky ka nje arogance te theksuar ne vetvete sa qe i ben te tjeret ta nenvlersojne edhe atje ku zduhet nenvlersuar .
    Un mendoj qe esht fat per ne qe ky spranoj te luaj me Shqiperin se do ishin ndare lojtaret si mos me keq .

  8. "BALASHI" says:

    Tani! Ja ke futur kot. I ndjeri e shume i respektuari Millo nuk ishte i dores se dyte ne Shqiperi. Perkundrazi. U muar nga “Luftetari” per tek “Partizani”, ekip elite e kampion per kohen. ishte titullar i padiskutueshem. Shume i forte fizikisht. Mesfushor brilant dhe u be nje nga shtyllat e kombetares. Keshtu iku nga Shqiperia. Pra vajti si elitar. Ekipet greke luftonin kush ta rrembente i pari.
    Puna e Xherdanit eshte fare tjeter…

  9. gjembaci says:

    kush me ka ndjekur ,une e kam thene me :
    mediet shqiptare dhe posacerisht “ekspres kosova ” dhe jo vetem ,por dhe mediet ketej nga “ne” ja demtuan karrieren ketij shaqirit duke i atribuar gjera qe ky as i posedonte dhe as i enderronte .
    shaqiri eshte lojtar shume i mire per te luajtur terk ish fusha e zeze tek treni apo ne kombinat dikur ne vitet ’70-80 ose ne sallat e mbyllura sot .
    nuk ka vizion por ka thjesht vuxhut sepse eshte i ri ne moshe .
    eshte i pa-perpunueshem si brume per tu bere buke sepse ka ardhur qe ne fillim i “thartuar ” .

  10. Pelasgian says:

    Perisic ka rinovu me Wolfsburg . Shaqiri la qellu ne nje skuader qe ka maru pune.

    Kovacic eshte super talent por te interi i ka humb gjithcka .

  11. arber1468 says:

    Andi Lila më Parmën që po falimenton tregoi më high class se ty që paguhesh… Mercenarëve të paideal nuk u ec kurrë.

  12. ketu ka tradhti burra says:

    Ky eshte lojtar i madh. Shume here nuk i kupton vlerat qe ka.
    Nuk e kuptova dot pse i shkuan punet keshtu tek interi. Dyshoj mos pati shume mosmarreveshje me sllavet qeluajne te interi, ndoshta dhe zenien.
    ky dhe shume lojtare kosovare ne fushe duhet te harrojne hoxhen dhe allahun. Duhet te jene te moderuar. Bile dhe shqiponjat sepse duken shume arkaik.
    Ne futboll gezoju golit.
    Jam shume kurioz ta di te verteten. Ky eshte lojtar i madh po duhet me shume impenjim dhe dedikim.
    Lojrat e tij te interi erdhen ne zbehne.
    Ndoshta pjesmarrja tek bajerni duke luajtur me yje ja uli shume besimin dhe e kthehu ne nje lojtar te dores se dyte ne mes te yjeve te bajernit.
    E shikoja qe vetem pasonte dhe lozte me nje takim.
    Por jam i sigurte qe sllaviket e sabotonin dhe e nervozonin.
    E pres te shkelqeje si ne boteror.

  13. ALBTI says:

    Gjici i Kuksit ka shans ta bleje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje