Marseja njofton rikthimin e Lorik Canës në Velodrom.
Në faqen e Twitterit të klubit francez i urohet mirëseardhja 32-vjeçarit dhe liderit të përfaqësueses shqiptare.
Fjalët e zgjedhura për këtë rast janë të vecanta pasi në të shkruhet “Mirëseerdhe kapiteni Lorik Cana”.
Vetë futbollisti është me pushime së bashku me familjen dhe në faqen zyrtare të klubit, por edhe në faqen zyrtare të Lacios, nuk ka asnjë njoftim për arritjen e një marëveshjeje të mundshme.
Disa ditë më parë u përfol për kalimin e Canës drejt Marsejës si pjesë e operacionit që do të çonte sulmuesin Florian Thauvin drejt kryeqytetit italian.
Për të ndezur akoma më shumë shpresat e tifozëve marsejezë vjen dhe ky urim në Twitter, teksa dihet që Loriku ka qënë idhulli i tifozerisë së Olimpikut dhe për shumë kohë kapiteni i saj.
Në Marsejë ëndërrojnë për një rikthim të liderit të tyre në një periudhë jo të mirë ekonomike për klubin, që është i detyruar të largojë disa prej yjeve të skuadrës.
Lorik Cana ka luajtur për 4 sezone me fanellën e Olimpik Marsejë duke u aktivizuar në 122 ndeshje dhe shënuar 6 gola, ku më i rëndësishmi erdhi në Champions League ndaj Liverpul.
ata i kane thene Mireseerdhe ne twitter…Loriku sapo ka hapur account/// pika lajmit.
Kthimi prapa impuls i pandërgjegjshëm por një rast i mirë për t’i dhënë fund karierës për shkak të moshës që ka.