Bekim Balaj mund të transferohet në Itali te skuadra e Lacios.
Qëndërsulmuesi shqiptar i Rijekas është vënë në shënjestër të drejtorit sportiv të bardhekaltërve, Igli Tare, i cili ka nisur kontaktet me klubin kroat për ta transferuar 24-vjeçarin shqiptar në Romë.
Lajmin e bën të ditur portali “Lalazisiamonoi.it” që thekson se Balaj konsiderohet si një investim për të ardhmen.
Balaj mund të spostohet në Serie A gjatë vitit 2016 dhe Tare po punon që të mbyllë marrëveshjen që gjatë muajve të verës.
Në rast se palët bien dakort, atëherë Balaj mund të qëndrojë te Rijeka deri në muajin janar dhe më pas të spostohet te Lazio ku i duhet të luftojë për të bindur trajnerin Pioli që ka në skuadër dy sulmues me eksperiencë si Miroslav Klose dhe Filip Djordjevic.
Rijeka kërkon 4 milionë euro për kartonin e sulmuesit kuqezi që synon të transferohet në një kampionat më të fortë për t’u rritur edhe më shumë profesionalisht.
Po nga klubi kroat, Tare kërkon të shkëpusë edhe mbrojtësin 24-vjeçar, Marko Leskovic.
Në këtë mënyrë palët mund të arrijnë marrëveshjen e përbashkët për të dy lojtarët por ende nuk ka të dhëna të detajuara për operacionin.
Pak ditë më parë ishte vetë presidenti i Rijekas që e pranoi se në adresë të Balajt kanë ardhur oferta nga Gjermania, por kjo është hera e parë që emri i sulmuesit shkodran lidhet me një klub italian.
Me supergola
si ne Portugali
ke hak te luash
ne Itali.
Te Lazio do gjesh
nje tjeter trajtim
Bekuar qofsh
ore Bekim!
?
Kur kërkon të konfirmohesh si futbollist në një skuadër dhe kampionat më të fortë, transferimi në merkaton e dimrit duhet evituar. Lojtari e gjen skuadrën në mes të sezonit me mënyrat, skemat e lojës që janë konsoliduar prej disa muajsh. Trajneri të do operativ 100% që në momentin kur fut këmbët në fushë. Të konkurosh Klosen apo Djordjevicin në të tilla kushte është bast shumë i rrezikshëm për Balajn.
Më pëlqen tej mase si lojtar dhe nuk dua t’a shoh ti digjen krahët dhe avancimi nga lëvizje të keqllogaritura.
ky eshte nje koqe kandari , qe pati fat dhe arriti aty ku eshte .
ky eshte nje legen, qe pati fat dhe arriti aty ku eshte .