Mungon vetëm zyrtarizimi, Juventus merr Mario Mandzukiç

19 Qershor 2015, 11:39Sport TEMA

Mario Mandzukic është futbollisti më i ri i Juventusit.

Drejtori i përgjithshëm i bardhezinjëve Beppe Marotta ka arritur akordin me Atletikon e Madridit dhe tashmë bomberi kroat mund të konsiderohet në kuptimin e plotë të fjalës një lojtar i kampionëve të Italisë.

Do të jetë pikërisht Mandzukic pasuesi i Karlos Tevez te Juventusi, me argjentinasin që ka zgjedhur Boka Xhuniors për të vijuar karrierën.

Me një ofertë prej 18 milionë eurosh, përfshirë këtu edhe bonuset, Marrota arriti të bindte drejtuesit e “Los Colchoneros” të lejonin largimin e 29-vjecarin për te Juventusi.

Mario Mandzukic pritet të zbarkojë të hënën në Torino për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën mbi kontratën e re që do ta lidhë me bardhezinjtë për 4 vitet e ardhshme.

Por, revolucioni i Juventusit në sulm nuk do të përfundojë me kroatin, pasi kampionët e Italisë janë pranë akordit me Sasuolon për Simone Zazën, ndërkohë që në Torino mund të transferohet edhe Berardi.

Eedhe pse klubi nga Rexhio Emilio dëshiron ta mbajë edhe për një tjetër sezon Berardin.

Duke mos patur mundësi për të mbajtur në skuadër Karlos Tevez, Marota e ka realizuar tashmë goditjen e tretë në merkato.

Pas blerjeve të Dybalas dhe Khediras, Mandzukic mund të konsiderohet një tjetër përforcim i vlefshëm për Juventusin.

29-vjecari kroat largohet kështu pas vetëm 1 viti nga Atletiko e Madridit, skuadër në të cilën asnjëherë nuk arriti të fitonte besimin e plotë të trajnerit Diego Simeone, me “El Cholon” që e ka zgjedhur tashmë zëvendësuesin e Mandzukic.

Ai është bashkëkombasi i tij Luciano Vieto, për kartonin e të cilit Atletiko i pagoi Vilarealit, 20 milion euro.

Juventusi do të jetë skuadra e 7-shtë në karrierën e sulmuesit kroat, pas Marsonias, Nk Zagrebit, Dinamos së Zagrebit, Volfsburgut, Bajernit dhe Atletikos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje