Empoli kërkon 8 milion euro për Elseid Hysaj

18 Qershor 2015, 15:23Sport TEMA

Orë vendimtare për transferimin e Elseid Hysajt te Napoli. Pas zërave të merkatos, vjen momenti i fakteve konkrete.

Drejtuesit e Napolit kanë parashikuar në orët në vazhdim një takim kokë më kokë me homologët e Empolit për transferimit e mesfushori Valdifiori dhe të mbrojtësit shqiptar Hysaj, te të kaltrit, raporton Super Sport.

Mediat italiane shkruajnë se shuma që kërkon Empoli për 21-vjecari, i cili ka tërhequr edhe interesimin e Schalkes në Bundesligë,  shkon deri 8 milionë euro. Edhe pse kjo shifër duket e ekzagjeruar, klubi toskan nuk ka ndërment të bëjë ulje.

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, i cili deri pak javë më parë drejtonte Empolin, e ka kërkuar me ngulm Hysajn, i cili ka patur një zhvillim ë jazhtëzakonshëm sezonin e fundit në Serinë A.

Një vit më parë Lazio ishte shumë pranë futbollistit shqiptar, por Empoli preferoi të mos privohej nga shërbimet e tij, për të përfituar më shumë para pas një viti.

Cmimi i shumëfishuar i kartonit të shkodranit mbetet shumë i lartë për arkat e Lazios, që në këtë merkato vere nuk ka bërë asnjë hap para për te tentuar sërish blerjen e tij.

Duke parë moshën shumë të re të Hysajt, presidenti i Napolit De Laurentiis mund t’i afrohet kërkesës së Empolit, për të investuar te një futbollist që mund të rritet edhe më shumë në futbollin italian.

1 komente në “Empoli kërkon 8 milion euro për Elseid Hysaj”

  1. Sander says:

    E meriton lojtar shume I mire eshte nuk e dija se eshte vetem 21 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje