Shkarkohet Inzaghi, Mihajloviç zyrtarisht trajneri i ri i Milanit

16 Qershor 2015, 14:59Sport TEMA

Sinisha Mihajlovic është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Milanit.

Tekniku serb ka firmosur një kontratë dy vjecare me kuqezinjtë, duke zënë vëndin e trajnerit Pipo Inzaghi i cili u shkarkua nga shoqëria aksionere.

Mihajlovic ka pasur një karrierë të gjatë në kampionatin Italian duke qënë pjesë e shumë skuadrave elitare si Roma, Sampdoria, Lazio dhe Interi.

Ndërkohë si trajner ka drejtuar ekipe si Interi, Bolonja, Katania Fiorentina, ndër të tjera edhe ekipin kombëtar të Serbisë.

Së fundmi ka drejtuar skuadrën e Sampdorias, me të cilën ka pasur një sezon të sukseshëm, duke e përfundur sezonin në vëndin e shtatë.

Ndërsa Milani e mbylli sezonin në vëndin e dhjetë dhe nuk do të jetë në asnjë kompeticion europian për të dytin vit radhazi./f.b

3 komente në “Shkarkohet Inzaghi, Mihajloviç zyrtarisht trajneri i ri i Milanit”

  1. GMT says:

    Ishte transferi më i madh 1 milion marka kur nga Vojvodina u soll në Cërvena Zveda të Beogradit.Si lojtar ishte mjaft cilësor por si njeri shumë nacionalist.Nga mëma kroate dhe babai serb ky bastard serb kudo që ka luajtur krahas futbollit ka vjellur vrerë për çdo gjë që nuk ishte serbe.Ishte edhe si organizator i një grupi delikuentësh të Lacios që ndillnin tmerr kudo që luante skuadra e tyre me slloganin”në nderim të tigrave të Arkanit.Sa palo njeri njeri që është nuk i shpëtoi rrahjes nga Igli Tares të cilit i shau nënën shqiptare sa luanin bashkē në të njëjtën skuadër.

    1. Mezani Celo says:

      Nuk i luaj as presjen komentit tend. Mihajlovic ka qene nje lojtar i madh, ka patur goditjen e denimit ne krahun e djathte (se eshte sallaks) me efektive ne bote. Si njeri ka qene dhe mbetet super-legen. Shpirtvogel, nacionalist i verber, pordhac dhe sherxhi. Igli Tare ja priste gjithmone drute shkurt atij si ne fushe edhe ne mediat italine, pasi te dy ftoheshin shpesh neper talk-show.

  2. hamzai says:

    me vjen keq ,por me nje legen te tile ,,me mire po nderroj skuader..e uroj qe te iki sa me shpejt .Povero inzaghi nuk ka faj me krunde nuk behet byrek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje